Klevis Balliu i ka kërkuar efektivëve të largohen dhe të lirojnë rrugën që protestuesit të vijojnë lirisht, pa u penguar punën. Por, disa protestues e etiketojnë “serb” dhe i kërkojnë Balliut të lirojë rrugën. Një tjetër thërret “arrestoni kriminelin.”
Klevis Balliu: Hapni rrugën! Nuk e kanë me ju! Mos e bëni personale me njerëzit! Sa drejtorë policie duhet të futen në burg? Shkoni fliteni me shefin! Perimetrin që duhet të bllokoni, bllokojeni! Dilni jashtë, nga ana tjetër, ku keni perimetrin! Protestuesve duhet t’u garantoni sigurinë, siç ua garantoni atyre, siç na e garantoni neve!
-O serb, ke mësuar shqip?
Klevis Balliu: Ku e kemi vendin, sipas ligjit, do të protestojmë!
-Lironi rrugën!
Klevis Balliu: Kush ta lirojë rrugën?
-Arrestoni kriminelin!
Lajmi kryesor:
Tensione jashtë Kuvendit! Sali Lushaj udhëheq protestuesit e PD, përplasen me efektivët! Flamingot sulmojnë me vezë e flakadanë, policia hedh spray me piper










