Nga protesta e banorëve të Astirit, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka sulmuar ish ministrin e Mbrojtjes, Saimir Tahirin. Balliu është kapur me një video të shpërndarë sot në media ku Tahiri dukej teksa këndonte me mikrofon në dorë në një lokal në Tiranë.

Për këtë video Balliu ka thënë se "Tahiri në vend që të merrej me avokatin e tij për shkak se rrezikon 20 vjet burg, kërcen në klube dhe harxhon paratë e krimit".

"A kishte gjë më të turpshme se ajo video që është shpërdarë në rrjetet sociale. Një njeri që futi drogën në shkollat e fëmijëve tanë, shkon dhe na bredh klubeve të natës dhe na kërcen. Po pse kërcen? Sepse ka përgjime për Edi Ramën. Sepse nuk janë gjykatat që ata vendosin. Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe, Se si një njeri që rrezikon 20 vite burg gjen kohë dhe na del e kërcen. Ndërsa çunat tanë qëndrojnë në burg, kurse çuni i krimit, Saje Qorri kërcen në klube nate. Drejtësia ka rënë në tokë, shteti ka rënë në tokë, dhe ju takon juve ta merrni situatën në dorë. Por kjo nuk ka se si të bëhët kur në krye të qeverisë është kumbari i krimit Edi Rama.”. ka deklaruar  Balliu.