Balliu i PD-së: Paratë në Rinas i grabitën miqtë e Edi Ramës

Balliu i PD-së: Paratë në Rinas i grabitën miqtë e Edi Ramës

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, në ditën e 158 të protestës së banorëve të Unazës së Re, komentoi edhe grabitjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Rinas.

Balliu, duke iu referuar konfliktit të policisë me banorët e Bregut të Lumit, tha se, sipas tij, ndërkohë që sulmoheshin banorët, miqtë e partnerët e Edi Ramës mund të grabisnin të lirë 10 milion euro. Në fjalën e tij para banorëve, Balliu theksoi se tashmë ka ardhur koha për të sulmuar “pushtetin e krimit”.

Ju jeni bërë frymëzim për të gjithë shqiptarët të cilëve sot po i merren shtëpitë e po i dhunohen fëmijët nga policia e inkriminuar. Ju jeni bërë frymëzim deri në Berlin, ku taksistët protestojnë me jelekë portokalli që i kanë parë nga ju. Kjo protestë është parë në të gjithë botën. Kur një Europë e tërë frymëzohet nga kjo protestë nuk frymëzohet nga jeleku po për atë që përfaqëson jeleku, që është energjia, fuqia, sovraniteti i banorëve të Unazës e të gjithë qytetarëve.Pamjet drithëruese që kemi parë dje dhunën që kemi parë dje të ushtruar, nga fëmijë, zonja, gra të marra zvarrë, vajza 18-vjeçare në rajonine polcisë, ato pamje na kanë treguar se nuk është më koha për t’u mbrojtur, por për të sulmuar. Në datën 13 të sulmojnë pushtetin e krimit. Për të gjithë ata që flasin se protesta qenka problem, po pse nuk është problem revolta në Rumani, revolta e francezëve, pse nuk janë problem revoltat në Europë, po qenkan problem protesta e shqiptarëve? Flasin për trazirat, problem se u thye një xham. A ka kauz më të drejtë se shtëpia, se fëmija, se demokracia për të bërë revoltë me çdo mjet. Ndërkohë që sulmoheshin ata banorë, miqtë partnerët e Edi Ramës mund të grabisnin të lirë 10 milion euro. Kush i hanë deklaratat e shëmtuara të një ministri që del e thotë se u shkatërruan bandat ndërkohë që paratë po numërohen, po ndahen tek shtëpia e Veliaj.  Merri paratë jepja Bregut të Lumit, jepja studentëve, po ju paratë i keni për vete. Pse pyjet që digjen rastësi janë? Ato po digjen që të përgatitet terreni për të mbjellë kanabisin, për të blerë zgjedhjet. Erion Veliaj dilte dje dhe mashtronte për çdo gjë, fliste për shkolla. Ku e ke shkollën ti more zotëri, ça quan shkollë ti, pallatin e  Edmond Dedës? E vërteta është Erion se ti ke frikë prej banorëve sepse ata përfaqësojnë fund rilindjes.”, tha ish-deputeti i PD-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lika: 11/04/2019 22:51

    Ku ka drejt ky ftyr miu te marr per goj kryministrin e te flas rrena? Po do tadhet Edii me ju deri ne 2029

    Përgjigju
  • Toni: 11/04/2019 13:23

    Miqte e Rames nga Tropoja? Idiot i denje per nje baba si Fahriu...

    Përgjigju
  • Labi: 11/04/2019 11:26

    A moi partia pd ku ke arritur e ku ngelur n duart e njerzve m negativ t shqiperis..ore o cap cup dial mos fol shum kit se do hash na nje koqe plumbi kot gesoj leket q vodhi babi jote

    Përgjigju
  • Djepja bosh: 11/04/2019 09:14

    Po nuk eshte mire te perfitosh e te tallesh me hallexhinjt o shoku. Jeni ber si ato hijenat, ku shikoni ndonje kufom afroheni te hani ndonje cop kerem... Jeni llumi i shoqeris shqiptare.. Vazhdoni dhe talleni me njerezit e varfer si ne opozit ashtu edhe kur jeni ne pushtet.

    Përgjigju
  • tironci: 11/04/2019 08:00

    Po ca do fitosh ti mer hale me ate lloj bagazhi qe ke ti? o cuni babit politikanit me me vlera qe ka pas atdheu yne i dashur, ahh medet PD jone ne dore kujt e la ai , jeni bo te gjithe si namik hoti vaktit

    Përgjigju
  • dulja: 11/04/2019 05:22

    hy plerate e PDS po se mose i keni vjedhure ju ,sice hithni ne ere ato shtyllate e tensjonite te larte dhe mbasandaje i ka fajin qeverria sabotatoret e Vendite

    Përgjigju
  • Fahrri Bajg Fundrrina: 11/04/2019 05:06

    Eh mor kërriçi im, sa herë të kam thënë të vazhdosh në hapat e mi e të bëhesh spiun i fshehtë si unë dhe jo të llomotitësh gjith ditën.. ore nga ke ngjarë sikur s të kam pjellë unë?!

    Përgjigju
  • Fahri spiun muti.: 10/04/2019 23:12

    U rrite e nuk u poqe, ngele kok*oqe ..

    Përgjigju
    • Raul: 11/04/2019 15:59

      Partia e Klevis krricit te faros ne lufte per pushtet ne tavoline, me kete krricin e faros do shkoje nga fitorja ne fitorje ne vitin 2029 se deri atehere do ti mbaje militantet me tulla te nxehta

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja