Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, nga protesta e banorëve të Astirit ka komentuar edhe opozitën e re  që ndodhet në Kuvend.

Sipas Ballit nismat e reja politike që pritet të bëjnë deputetët opozitarë në Kuvend nuk do t'ia dalin, pasi nuk do të kenë mbështetjen e votuesve.

"Cilën parti përfaqësoni?. Se ktu njerzit kanë votuar për partinë dhe jo për deputetët. Ju skeni njerëz për të pirë kafe e jo me për të bërë vota. Qytetarët donin djegien  mandateve dhe ne u përgjigjem duke djegur mandatet. Ju i jepni oksigjen qeverisë. Por oksigjeni i qeverisë ka marrë fund." ka deklaruar ndër të tjera Balliu.