Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balli ka folur nga protesta e banorëve të Astirit ku ka ftuar qytetarët ti bashkohen protestës së nesërme.

Balliu ndër të tjera deklaroi se revolta e opozitës dhe mbështetësve të saj do të vijoi deri në rrëzimin e qeverisë.

"Ne do të luftojmë me çdo çmim dhe çdo mjet per ta zhdukur këtë faqezi. Ju ftoj nesër në orën 6  të vazhdojmë revoltën tonë . Revoltë që nuk ka ndodhur kurrë në histori. Asnjë parti nuk bllokon dot 12 qarqe. Qytatërët do bllokojnë vendin kundër një qeverie. Të jeni më se të sigurtë të gjithë ata skeptikë se ky është vetëm fillimi, protesta do të jetë deri në shfarrosjen totale të këtij regjimi. "