Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu foli sot nga protesta e banorëve të Astirit, ku bëri thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe tha se nëse nuk do të ketë drejtësi do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Ju e keni problemin me protestën sepse nuk e dini se protesta është një vlerë në demokraci. Shtatë protestuesit e ndaluar do të na kenë gjithmonë afër, ndaj tyre nuk ka asnjë provë.

Ju bëj thirrje çdo institucioni të shtetit që të tërheqë këtë gomarin që qeveris sot.

Por ai duhet të dijë një gjë se kur bie drejtësia bëhet vetgjyqësia”, ka thënë ndër të tjera Klevis Balliu nga Astiri.