Ballkani i Hapur/ Miratohet një tjetër marrëveshje, njihen certifikatat e veterinerëve, hiqen kontrollet në pikat kufitare

 

Një tjetër marrëveshje në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është nënshkruar ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca deklaroi se kjo marrëveshje parashikon hapjen e eksportit për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar edhe mbrojtjen nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë. Ndërkohë do të njihen edhe certifikatat e veterinerëve.

“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fidosanitare, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale, duke përfshirë kafshët e gjalla, në bazë të reciprocitetit. Njihen për herë të parë certifikatat e veterinarisë shëndetësore dhe fidosanitare. Njihen dhe laboratorët e akredituar dhe të autorizuar, duke hequr një kosto të shtuar për biznesin, shkurtimin e kohës së qëndrimit në pikat kufitare. Kështu, evitohen ndalesat në kontrollet e pikave kufitare, duke bërë kontroll në doganën më të afërt me vendet e destinacionit. Marrëveshja nënkupton dhe shkëmbimin e informacioneve në kohë reale.

Më 2022 ne kemi parashikuar buxhetin më të madh të mbështetjes, që shkon në 7.1 miliardë lekë. Qëllimi është rritja e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së fermerëve shqiptarë, që ato të dalin jo vetëm në treg, por edhe në tregjet rajonale”, tha Krifca.


Lajmi kryesor:

Vendimet e Qeverisë/ Reciprocitet për eksportet blegtorale, njihen certifikatat blegtorale në kuadër të 'Open Balkan'! 10 milionë euro ndihmë për mbështetjen e 'startup'


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic