Vendimet e Qeverisë/ Reciprocitet për eksportet blegtorale, njihen certifikatat blegtorale në kuadër të 'Open Balkan'! 10 milionë euro ndihmë për mbështetjen e 'startup'

TIRANË-  Nisma 'Ballkani i Hapur' që është ndërmarrë për të lehtësuar jetën mes qytetarëve të Ballkanit Perëndimor po konsolidohet. Në vendimet e qeverisë të marra ditën e sotme është vendosur që Shqipërisë t'i njihen certifikatat veterinare shëndetësore dhe ato fidosanitare mes vendeve pjesmarrëse, përkatëisht me Serbinë e Maqedoninë e Veriut.

Duke prezantuar këtë vendim, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca bëri me dije se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje hapet për herë të parë eksporti për produktet blegtorale, por duke përfshirë edhe kafshët e gjalla.

"Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale, duke përfshirë kafshët e gjalla, në bazë të reciprocitetit. Njihen për herë të parë certifikatat e veterinarisë shëndetësore dhe fidosanitare", tha Krifca.

Ndërkohë, mjë ligj i posaçëm për të mbështetur të gjithë bizneset startup' është bërë gati nga Këshilli i Ministrave. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali, u shpreh se ky është zhvillim shumë i rëndësishëm për ekosistemin dhe për të gjithë ata që duan të aplikojnë, të cilët do të kenë 10 milionë euro ndihmë financiare që do vihet në dipozicion nga 2022.

"Do të ketë një regjistër të posaçëm për starupp ashtu si edhe për lehtësuesit, që i mbështesin ato.  Ato do të marrin këshillim nga një institucion i posaçëm që do të ngrihet. Marrja e shërbimeve do të jetë pa pagesë. I gjithë procesi i aplikimit dhe më pas i marrjes së granteve do të jetë online dhe pa pagesë", tha Bilali.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:00
Ballkani i Hapur/ Miratohet një tjetër marrëveshje, njihen certifikatat e veterinerëve, hiqen kontrollet në pikat kufitare

 

Një tjetër marrëveshje në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është nënshkruar ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca deklaroi se kjo marrëveshje parashikon hapjen e eksportit për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar edhe mbrojtjen nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë. Ndërkohë do të njihen edhe certifikatat e veterinerëve.

“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fidosanitare, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale, duke përfshirë kafshët e gjalla, në bazë të reciprocitetit. Njihen për herë të parë certifikatat e veterinarisë shëndetësore dhe fidosanitare. Njihen dhe laboratorët e akredituar dhe të autorizuar, duke hequr një kosto të shtuar për biznesin, shkurtimin e kohës së qëndrimit në pikat kufitare. Kështu, evitohen ndalesat në kontrollet e pikave kufitare, duke bërë kontroll në doganën më të afërt me vendet e destinacionit. Marrëveshja nënkupton dhe shkëmbimin e informacioneve në kohë reale.

Më 2022 ne kemi parashikuar buxhetin më të madh të mbështetjes, që shkon në 7.1 miliardë lekë. Qëllimi është rritja e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së fermerëve shqiptarë, që ato të dalin jo vetëm në treg, por edhe në tregjet rajonale”, tha Krifca.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic