/ATSH-AFP/ - Krijimi i lehtësirave për përgatitjet në prag të afrimit të sezonit dimëror janë në proces pune në Gjevgjeli, në vijën kufitare mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe në gjithë vendet e Ballkanit, që janë bërë objekt i kalimit tranzit të dhjetëra mijëra migrantëve që aspirojnë Bashkimin Evropian.
Autoritetet lokale kanë nisur ndërtimin e godinës së parë për funksionimin e qendrës së pritjes në Gjevgjeli, që deri më tani ishte vetëm me tenda.
Përveç ujit të pijshëm dhe ushqimeve që u janë shpërndarë migrantëve, organizatat humanitare do t'i pajisin tashmë me veshje të përshtatshme për kushtet metereologjike që paraqiten më të ashpra gjatë ditëve të fundit në rajon me më shumë reshje shiu dhe temperatura në rënie.
"Emigrantë të shumtë mbërrijnë në Maqedoni me veshje të papërshtatshme për stinën që do të përfshihet aktualisht nga një valë e re e të ftohtit", njoftoi media.
"Ne parashikojmë që numri i migrantëve të jetë drejt rënies me ardhjen e dimrit, por në fakt nuk dihet ende me saktësi sesi do të ndikojnë temperaturat e ftohta", deklaroi për median një zyrtare e Komisariatatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Refugjatëve, (HCR), Alenxandra Krause.
"Tashmë detyra jonë mbetet përgatitja e qendrës së pritjes e përshtatshme për kushtet atmosferike të stinës së dimrit", shtoi ajo.
Në Serbi, fqinja veriore e Maqedonisë, me ardhjen e menjëhershme të stinës së dimrit përgatitjet për t'u përballur më së miri me këtë sfidë janë vendosur në rend të ditës.
Beogradi aktualisht ka një qendër pritjeje për refugjatët por ndodhet larg stacioneve të trenave dhe autobusëve që mbeten pika kyçe e rigrupimit të migrantëve që orientohen më pas drejt Evropës perëndimore.
Kontigjentet e migrantëve nuk kanë dëshirë të akomodohen në këtë qendër që shtrihet në Krnjaca, lokalitet në bregun e majtë lumit Danub që ndodhet rreth 15 kilometra nga stacioni i autobuzave dhe ai i trenave duke preferuar të qëndrojnë në parqet aty pranë.
Në Kroaci, autoritetet synojnë të instalojnë pajisje ngrohjeje në tendat e qendrës kryesore të pritjes në Opatovac, pranë kufirit me Serbinë në lindje të vendit.
"Do të shpërndajmë batanije dhe mushama shiu", deklaroi një zëdhënëse e Kryqit të Kuq kroat, Katarina Zorica.
Autoritetet kroate kanë theksuar se do të marrin në shqyrtim mundësinë e instalimit të njësive parafabrikate të banimit në vend të çadrave në qendër të Opatovac-it.
Ndërsa po zhvillohet kjo fazë parapërgatitore, fluksi i migrantëve duket sikur nuk ka të ndalur.
Çdo ditë, 5 - 6 500 migrantë hyjnë në Maqedoni.
Më shumë se 6 000 hynë dje nëpërmjet kufirit të Hungarisë.
Hungaria ka pritur rreth 77 000 që prej 16 shtatorit.
/Shqiptarja.com