Ballkani luan nesër me CFR Cluj në transfertë. Duke nisur nga 18:45 suharekasit zhvillojnë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Conference League. Kampionët e Kosovës kërkojnë të befasojnë rumunët, me ndeshjen e parë në Prishtinë që përfundoi 1-1. Në prag të sfidës, për mediet rumune trajneri Ilir Daja ka treguar se ky është një event nga i cili duhet mësuar, pa harruar të karikojë të tijtë edhe pse Ballkani ka shumë mungesa.
"Të shpresojmë që për Ballkanin është eksperienca e parë në Evropë, kjo do të mbetet nje eksperiencë pozitive dhe për të lëvizur në koeficientët e UEFA. Çdo ekip që merr pjesë në këto lloj intensiteti ndeshjesh i ndodhin dëmtime, edhe ne kemi mungesat tona. Kemi mungesa, por shpresojmë që lojtarët që do të paraqiten do të jenë në nivelin e këtyre lojtarëve që janë jashtë", tha Ilir Daja mes të tjerash.
Pas pesë ndeshjeve në grupe, Ballkani mban vendin e fundit me katër pikë pa pasur shanse që të vazhdojë më tej.