I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është përfshirë nga një valë e re të ftohtit të shoqëruar me reshje dëbore dhe shiu, ndërsa reshjet më të mëdha janë regjistruar në Serbi, Bosnjë Hercegovinë, Kroaci dhe Malin e Zi, por edhe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni janë parashikuar ulje të temperaturave dhe vazhdimi i reshjeve të shiut e dëborës, kryesisht në zonat malore.
 
Nga mbrëmë Serbia është përfshirë nga moti i ftohtë e shiu që bie në gjithë vendin, ndërsa në viset malore bie vetëm dëborë. Ndërkohë edhe në Kosovë priten temperatura të ulëta, ku në kryeqytet, në Prishtinë pritet të shënojnë vlerën 3 gradë celsius. Në Sarajevë reshjet e borës filluan të mërkurën në mbrëmje, ndërsa në malin Bjellashnica lartësia e borës të enjten ka arritur 2,58 metra.
 
Për shkak të stuhisë së fuqishme të dëborës edhe në bregdet, në Kroaci është ndërprerë trafiku i trageteve drejt ishujve, ndërsa disa pjesë të rrugëve janë të mbyllura për të gjitha automjete. Në bazë të dhënave metereologjike të Shqipërisë, rezulton se në datat 5 dhe 6 mars pritet të ketë reshje të dendura shiu e ulje temperaturash në Shqipëri. Ndërkohë transporti në Maqedoni po zhvillohet pa probleme ndonëse zyrtarët bëjnë thirrje për pajisjen me masat e sigurisë rrugore.
 
Redaksia Online
(a.h.shqiptarja.com)