Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re brenda disa vitesh, Abazoviç në PE: Rajoni ka nevojë të shohë se dyert e BE-së janë të hapura

Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re brenda disa vitesh, Abazoviç në PE: Rajoni ka nevojë të shohë se dyert e BE-së janë të hapura

Dritan Abazovic

Ka qenë i drejtpërdrejtë në mesazhin e përcjellë gjatë një fjalimi para deputetëve në Parlamentin Eropian, kryeministri malazez Dritan Abazovic, të mbajtur pas një numri të madh të takimeve.

“Rajoni ka nevojë të shohë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet që meritojnë të jenë pjesë e bllokut. Ne nuk duhet ta shikojmë Ballkanin Perëndimor si një vrimë të zezë në Europë. Duhet ta dini se nëse qëndrojmë jashtë Europës, Ballkani do të bëhet Ukraina e re pas disa vitesh, dhe nuk besoj se dikush në Bashkimin Europian mund ta dëshirojë një gjë të tillë”, është shprehur ai.

Abazovic theksoi se Evropa është në një fazë të re për shkak të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe se është e nevojshme të merren vendime të shpejta dhe të zgjuara, ndërsa foli dhe për ekzekutivin e ri të Malit të Zi, të drejtuar prej tij.

“Kjo qeveri është krijuar me një mesazh të qartë dhe synim për të ecur më shpejt në integrimet europiane. Unë mendoj se këto janë momente historike jo vetëm për Malin e Zi, por për të gjithë Europën. Pas 24 shkurtit, fillimi i pushtimit rus të Ukrainës bota është ndryshe dhe më shumë se kurrë njerëzit në Mal të Zi, rajon dhe Europë e kuptojnë se ne duhet të jemi bashkë”, tha ai.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 20/05/2022 18:08

    Ballkani ska per tu ber kurre phese e be por te kete unitet dhe te zhvillohet sebashku mos te meret as me ameriken dhe as me be por te shohi interesat e veta se keto qe gjoja do behen si Ukraina jane propagande e Amerikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit