Ballokumja: Embëlsira
karakterisitike e Elbasanit

Ballokumja: Embëlsira <br />karakterisitike e Elbasanit
TIRANE- Është ëmbëlsire karakteristike vetëm në Elbasan. Ka qene dhe është sinonim i Ditës së Verës. Ka një formule te veçante gatimi, e njohur vetëm ne këtë qytet. Ne vija te përgjithshme, një ballokume përgatitet si vijon : Ne një ene të posaçme prej bakri futen sipas radhës gjalpë i freskët, sheqer, veze, maje miell misri dhe pak finje zjarri. Të gjitha asortimentet përzgjidhen në kushte natyrale. Gjalpi duhet të jetë prodhuar në fshat dhe te këtë një ngjyrë të veçantë. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset ne enën e ballokumes. Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe te dyja rrihen gjatë nga një luge druri. Me pas hidhen vezët një e nga një ndërkohë që rrahja me lugë vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e majës se miellit te misrit. Maja e miellit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjte. Ne masën e formuar hidhet pak finje zjarri. Rrahja duhet te behet me dore. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret me luge druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet ne furrën me dru zjarri. Piqet dhe shërbehet ne formën e kulaçeve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike