BALLSH-Arrestohen Inspektori i Policisë Pyjore në Bashkinë Ballsh dhe Kryetari i fshatit Drenovë për kultivim kanabisi dhe mos kallëzim krimi.
 
Të arrestuarit janë Meçan Mustaj 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore në Bashkinë Ballsh dhe Niko Nure 41 vjeç banues në fshatin Drenovë, me detyrë kryetar i fshatit.
 
Arrestimet e u kryen, pasi në bazë të Plan-Veprimit për parandalimin e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Drenovë në vendin e quajtur “Bregu i Gushës” në një parcelë në pyll u gjetën të kultivuara 80 bimë kanabis.
 
Meçan Mustaj akuzohet për kultivim kanabisi dhe shpërdorim detyre, ndërsa kryeplaku për  mos kallëzim krimi.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Shpërdorimi i detyrës" në ngarkim të shtetasit Meçan Mustaj dhe për veprën penale "Moskallëzim i krimit" në ngarkim të shtetasit Niko Nure.


dy.b/shqiptarja.com