Shkak i ngjarjes ka qenë shpërthimi i një tubacioni gazi nga presioni, ndërsa i plagosuri është ndërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vladimir Ymeri ka marrë mjekim në spital, ndërsa po hetohet për shkaqet që solli zjarrin.
Para 7 muajve në të njëjtin vend humbi jetën një punëtor pas shpërthimit që ndodhi në uzinë. Policia pas ngjarjes së stome ka mbërritur duke nisur hetimet.
Njoftimi i policisë Fier
"Sot rreth orës 07:20, në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në repartin e "Koksit" ka rënë zjarr (digjen mbetjet toksike të naftës). Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë shtetasi L.Y, 53 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër (punëtor i këtij reparti), i cili po merr mjekim në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes".
Vladimir Ymeri duke u mjekuar në spital
d.c./shqiptarja.com

VIDEO








