Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka habitur me deklaratën e saj gjatë “Forumit të Biznesit Shqipëri-Turqi”, e cila flet përpara zëvendës presidentit turk, Cevdet Yilmaz se është një ndjekëse e rregullt e telenovelave turke.

Ajo dëgjohet teksa thotë se shqiptarët, mes të cilëve edhe vetë ajo, kanë ndjekur çdo seri të Sulejmanit të Madhërishëm dhe se madje nëpërmjet kësaj telenovele e të tjerave kanë mësuar historinë.  

“I nderuar zv president, të siguroj që të gjithë shqiptarët që ndodhen në këtë sallë e kanë parë serialin e Sulejmanit të Madhërishëm, pa humbur asnjë seri, por jo vetëm atë, edhe Kosemin dhe gjithë të tjerët, dhe e kam bërë edhe unë që ta dini. Ka qenë një nga pjesët më të bukura të argëtimit sepse mësonte historinë për më tepër. I kemi të gjithë mundësitë që Ezeli i ri, Bihteri e pikëlluar në kërkim të pasionit të humbur apo shokët e Sulejmanit të Madhërishë, të flasin shqip”, shprehet Balluku.