Avokati Saimir Vishaj është shprehur se çështja e Belinda Ballukut është situata më e turpshme që po ndodh në qeverinë shqiptare.
Komentet Vishaj i bëri në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, ku tha se qeveria ushtroi presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, që të rrëzonte vendimin për pezullimin e Ballukut, gjë e cila nuk ndodhi.
“Situata e Ballukut është situata më e turpshme që po ndodh në pjesën e qeverisë. Nga njëra anë ishte gjithë ajo luftë që u trumbetua duke përdorur edhe Gjykatën Kushtetuese për të mënjanuar dispozitën e nenit 262/2. Që do të thotë në lidhje me pezullimin, sepse masat e sigurimit janë masa shtrënguese dhe masa ndaluese. Kjo ishte një masë ndaluese që e ndalonte përkohësisht për të ushtruar një aktivitet të saj.
Nga ana e qeverisë iu ushtrua presion deri në Gjykatën Kushtetuese. Në momentin që dolën 4 me 4 nuk u dha vendim. Gjë që aktualisht po e kërkojnë vetë qeveria dhe vetë e pandehura, që më mirë të mbajnë fortë masën e ndalimit, që do të thotë që të mos ushtrojë një funksion publik, sesa të shkojë drejt burgut. Ndërkohë që shikojmë një insistim të SPAK në gjetjen e provave të reja, që po shkon drejt ripërsëritjes së një kërkese të re, vetëm për të hequr mandatin, vetëm për arrest në burg”, tha mes të tjerash Vishaj.
Vishaj vijoi më tej duke thënë se në paraburgime është një numër i lartë qytetarësh, të cilët ndodhen aty për vepra shumë të lehta penale, ndërsa Balluku sipas tij, e cila përflitet për dëm 50 milionë euro shkaktuar shtetit, vijon të jetë e lirë.
Vishaj tha se Balluku duhet ta kishte dhënë vetë dorëheqjen dhe t’i hapte rrugën drejtësisë që të bënte punën e saj. Ai shtoi gjithashtu se kishte dyshime se nëse vijonte të lihej e lirë, Balluku mund të arratisej nga Shqipëria.
“Dhe kjo është shumë e rrezikshme, gjë që i kushton shumë edhe qeverisë, edhe drejtësisë. Sepse nga ana e drejtësisë kemi sot 5 mijë të arrestuar apo në paraburgim, të cilët mund të jenë për shuma qesharake, që nga vjedhja që është vepra më e lehtë, nga mbjellja e hashashit që është nga veprat më të lehta, deri edhe në mashtrime deri në 10-20 mijë euro, por jo në mashtrime në 50 milionë euro që janë shuma marramendëse.
Vetë qeveria dhe vetë zv.kryeministrja duhet të ishin të përgjegjshme për të dhënë dorëheqjen një orë e më parë. Mua më shkon mendja që mund të arratiset edhe jashtë shtetit”, tha mes të tjerash Vishaj.
Komente












Kur drejtësia të flasë por AMA DREJTËSIA, skkundër luftove për njeriun tënd që e nxore të pafajshme lëri dhe avokatët e saj të bëjnë detyrën.Nbë këshillë mos dil si këriçi para gomarit,se je dhe AVOKAT.
Përgjigju