Balluku në Lituani: Shqipëria prodhon 100% energji të rinovueshme! Me zhvillimin e këtij sektori ulet importi

Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë Ministerialit të Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji, i mbajtur në Lituani. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ka deklaruar se në fokus të diskutimeve ka qenë diversifikimi i burimeve të energjisë si dhe rritja e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në takim. Balluku ka theksuar edhe një herë se Shqipëria është vend i cili prodhon 100 % energji të rinovueshme ndërsa theksoi se me zhvillimin e këtij sektori, do të plotësohen nevojat e tregut, pa ju drejtuar më importit në të ardhmen.

“Shqipëria u ftua për herë të parë që të jetë pjesë e Ministrerialit të Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji. Nën kujdesin e sekretarit të shtetit Rick Perry, u zhvillua në Lituani një nga takimet më të rëndësishme të ministrave përsa i përket sigurisë energjetike, diversifikimit të burimeve dhe sigurisht bashkëpunimit në të gjitha këto zona kur kërkohet sot që gazi natyror, ai I lengshem LNG, por edhe burimet e rinovueshme të jenë në qendër të prodhimit të energjisë.

Shqipëria, ashtu siç çdo herë, prezantoi strategjinë tonë të diversifikimit të burimeve të energjisë së rinovueshme. Ne jemi një nga vendet kampion që sot prodhojmë 100 përqind energji të rinovueshme, megjithatë ajo çfarë është e rëndësishme, ne sot po krijojmë qëndrueshmërinë e prodhimit të energjisë për të plotësuar nevojat e tregut pa ju drejtuar importit në të ardhmen. Në panelet teknike të zhvilluara gjatë Ministreialit, u prekën shumë çështje të rëndësishme si siguria energjetike ashtu edhe vazhdimësia e bashkëpunimit midis të gjitha vendeve sigurisht nën partneritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, nënvizoi ministrja Belinda Balluku.

Gjatë Ministerialit, ministrja Balluku pati një takim të veçantë me nënsekretarët e Departamentit Amerikan të Energjisë, Steven Ëinberg dhe Theodore Garrish, ku u diskutua për projekte konkrete në funksion të zhvillimit të sektorit energjetik dhe diversifikimit të burimeve të energjisë që prodhon vendi ynë.

Ministeriali i Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji u cilësua nga të gjithë vendet pjesëmarrëse si një mundësi më shumë për të thelluar bashkëpunimin mes të gjitha vendeve sa i takon sektorit energjetik.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja