Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë bëri thirrje për të gjithë qytetarët që të kenë kujdes në rrugët e vendit pasi në ditët në vijim parashikohet të ketë një përkeqësim të motit.
"Qytetarët të kenë kujdes në zonat ku banojnë. Moti do të përkeqësohet në të gjitha zonat e Shqipërisë. Ne kemi kaluar 2 akte shumë të rëndësishme. I pari për një ndryshim të di9sa indikatorëve të OSHEE, që kanë të bëjnë me tërmetin e 26 nëntorin, më pas me pandeminë dhe padyshim me krizën energjetike. Gjithashtu vendim edhe në drejtim të lehtësimit të pasojave të krizës energjetike. Akti i dytë që është edhe akti më i rëndësishëm i kaluar për sot që prek të gjithë qytetarët. Theksoj faktin që nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë. Këtë qeveria e ka siguruar që në muajin Tetor. Sot kemi kaluar një ndryshim në projekt vendimin për kushtet e vendosjes së detyrimit publik gjatë gjendjes së emergjencës. Sot kemi bërë ndryshime të rëndësishme për të adresuar këtë krizë energjetike. Qëllim është mirë koordinimi mes operatorit të shpërndarjes me ndërmarrjet që ai ka. Shoqëria KESH ka detyrimin e furnizimit publik dhe duhet të furnizojë me energjinë e plotë. Sipas çmimit për njësitë energjisë elektrike. KESH detyrohet të prodhojë dhe dorëzojë aq sa është sasia mesatare për vit duke konsoliduar që çmimi për abonentët familjarë dhe bizneset e vogla do të mbetet pa ndryshuar. Nevojitet marrja e masave shtesë nga KESH të cilat do të ndihmojnë në plotësimin e sasisë së nevojshme. Në ditët në vazhdim do kemi edhe shtime të tjera si një park fotovoltaik në Vaun e Dejës. KESH i vihen në dispozicion mekanizmat ligjorë”, tha ndër të tjera Balluku.
Lajmi kryesor:
Vendimet e Qeverisë/ 7 mld lekë më shumë për rindërtimin, në janar nis ndërtimi i bazës ajrore të Kuçovës! Forcim të kritereve për pajisje me armë me leje
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.1%
-
Jo
74.7%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 517
Lajme të tjera
-
Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: Interes nga investitorë të huaj, ka pasur inspektime! Ish-punonjësit e Poliçanit do marrin pagat e prapambetura
17 Prill, 12:55
-
Kërkesa e opozitës për debat, Bardhi: Raportet flasin për shtim të trafikut të drogës! Çuçi: S'ka vend për mocion! Gjykatat janë shprehur
15 Prill, 15:50
-
Kosovë/ Përplasje me armë mes dy grupeve në Gjakovë
15 Prill, 10:56
-
Axhenda parlamentare/ Çuçi mbledh Grupin e PS: Nasip Naço të enjten interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes! Kalon edhe ligji për Prefektin
15 Prill, 10:50
-
Berat/ Pasi u konfliktuan me 22-vjeçarin i dogjën orendi në ballkonin e banesës së tij, arrestohen 2 vëllezërit
14 Prill, 12:22
-
Ceremoni në Bruksel për 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO, Peleshi: Të palëkundur në mbështetjen ndaj Aleancës
13 Prill, 14:44
-
Veliaj inspekton në Kombinat: Në 2025 mbyllim rindërtimin! E zhbllokuam nga gjyqet e Monës dhe Likes, kanë 0 shans të rrëzojnë bashkinë
13 Prill, 13:01
-
Revista gjermane “Kronen Zeitung”: Zbuloni destinacionin e ri mesdhetar, Shqipërinë
13 Prill, 09:15
-
Në kërkim për shitje dhe prodhim narkotikësh, pranga 45-vjeçarit në Berat
11 Prill, 10:18
-
Merrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorit, vihen në hetim administratorët e dy subjekteve në Poliçan
11 Prill, 10:09
-
Freedom House: Shqipëria me demokraci ‘Hibride’, shkak sulmet e SPAK pas arrestimit të Berishës e Ahmetajt! Rithemelimi i dhunshëm, tentoi destabilitetin
11 Prill, 07:44
-
Mësuesi që u bë Myfti i Beratit! Qeramudin Durdia tregon udhëtimin e vështirë: Si rindërtuam xhamitë pas viteve ’90 mes fanatikëve komunistë
10 Prill, 12:43