Balluku: Turqit dhe grekët nuk punuan, gabim i madh që dolën mesazhet e kontrollorëve

Balluku: Turqit dhe grekët nuk punuan, gabim i madh që dolën mesazhet e kontrollorëve

Foto ilustruese

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja nga kontrollorët turq dhe grekë në kullën e vrojtimit në Rinas.

Balluku tha se ata u treguan të gatshëm menjëherë, por nuk qe e nevojshme pasi u rikthyen në punë disa nga kontrollorët shqiptarë. Balluku theksoi se aktualisht trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët shqiptarë.

“Trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët e trafikut ajror shqiptar. U jemi drejtuar disa agjencive në rajon edhe EuroControl kemi marrë përgjigje pozitive. Nuk ka qenë i nevojshëm operacioni nga ana e tyre pasi janë kthyer tanët. Ata shprehën gatishmëri po nuk ishte nevoja. 

Nuk do të paguheshin, bëhej fjalë për një mbështetje nga dy agjencitë e trafikut ajror. Vetëm 37 kontrollorë u përfshinë dhe më pas u bënë 48, disa kane qenë me raport për shkak të Covid. Është një moment i vështirë në të gjithë botën sa i përket trafikut ajror. Është një efekt i krijuar në të gjithë botën,” tha ministrja.

Balluku u pyet se pse nuk kishte një plan B për këtë situatë ku sqaroi se: ‘Aviacioni Civil nuk sanksionohet as nga qeveria e Shqipërisë, e Italisë apo Gjermanisë. Asnjë qeveri nuk ka lidhje me aviacionin, aplikohen rregulla ndërkombëtare. 

Nëse ka një sektor  që  ka plane kontigjencë është aviacioni. Ka plane kontigjencë, ka plane B, C, D dhe E. Ky rast është i paprecedentë sepse nuk i lejohet është i ndaluar në Kodin e Punës. I ndalohet trafikut ajror që të bëjë grevë”.- tha Balluku në emisionin Radar Informativ.

Ministrja shprehu keqardhjen që u bënë publike në media mesazhet mes kontrollorëve duke e cilësuar këtë si gabim të madh.

“Ka edhe fakte që ndihem keq që janë bërë publike. Fakti që janë duke dalë mesazhet mes tyre është gabim shumë i madh. Ka interes të madh ndaj ka edhe këtë lloj rrjedhje nuk shoh etikë në mes dhe është gabim. 

Është e organizuar që këtu nuk bëhet fjalë për njerëz që u sëmurën në të njëjtin sekondë 38 veta. I ktheu në një grup tregtarësh. Unë kam punuar me ta 6 vite dhe kontrollorët nuk janë këta që u shfaqën”-tha Balluku.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Usa: 10/04/2021 17:17

    Woooww woooww woooow !!!! Te vjen keq per ata??? ATA qe bene nje grushtt shteti dhe tani po I perkedhel? Tuuuurppp!!!! ATA meritojne urretjen e te gjitheve! ATA qenka nje. Dinasti aty qe marrin 4 Milion e 500 mije leek ne muaj! Dhe qenkan me te privligjuarit Se kishdo tjeter ne Shqiperi! Pashallare! Mire jua bejne kur ju jeni te pafte ti pezulloni nga puna! Ok cojeni per pushime kolektive Se Jane te stresuar ata ! Njerez pa ndjenja! U ka zene paraja syte! Aha Jane plehraaa! Turp dhe per ty qe tani te vjen keq per ata!

    Përgjigju
  • Cadra: 10/04/2021 11:40

    E harrove” grushtin e shtetit” moj debile?!

    Përgjigju
  • redi: 10/04/2021 11:02

    Per gjendjen e krijuar ne aeroportin e Rinasit ,keni dhe ju pergjeghesi shume te nadhe ,se ato kane qene direkt vartesit tuaj.Populli mori vesh se cfar planesh u thuren atje dhe nuk eshte gabim qe u denoncuan bisedat.Keni dhe ju pergjegjesi per perzgjedhhen e stafit qe solli kete veprim te pashembullt ne bote

    Përgjigju
  • Tutu: 10/04/2021 08:41

    Pasi bete apelin, konstatuat qe te gjithe ishin njerez pushtetaresh... ndaj ju doli shumica si te penduar... turp te keni...

    Përgjigju
  • Mondi: 10/04/2021 08:00

    Z.ministre mendo zevendesimin dhe jo justifikimin. Ata jane te rritur dhe te papergjegjshem.ju I keni llastuar. Nuk ka justifikime por te largohen nga Puna mjaft me pandershkueshmeri.

    Përgjigju
  • Ballukja: 10/04/2021 07:58

    Te vjen keq Per sms pse ? Apo jane te privilegjuarit e tu , sms kane dale Per cdo rast nga gazetaret edhe me raste familjare, personale , etj te vjen keq se i ke perzgjedh ti e jane miqte tuaj Ruci , Gjiknuri, xhafa, leskaj etj pse nuk kam shku dhe une , eshte bere ndonje konkurs Per vend pune , nuk ndizet as opo it’s se edhe ajo kish pinjollet e saj, turp tu vij ndaj I doni votat te regulloni tuajit me paga 5000 euro ???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja