Vendim surprizë e ka cilësuar avokati Alban Duraj, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut duke e rikthyer në detyrë.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Duraj tha se vendimi është i përkohshëm dhe duhet që të pritet deri në datën 22 janar kur do të mbahet një seancë publike ku Kushtetuesja do të shqyrtojë ankimin e Edi Ramës për të cilin do duhet të shprehet nëse GJKKO e ka fuqinë apo jo të pezullojë një anëtar të Këshillit të Ministrave.
‘Ishte një vendim surprizë. Po në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një akt ligjor, i cili ka dalë nga presidenti që të kërkohej pezullim në GJK, por deri sa gjykata ka vendosur një vendimmarrje të tillë kur flet gjykata të gjithë heshtim edhe kur është vendimmarrje e gabuar. Ky është një vendim i përkohshëm, duhet të pritet 22 janari. Është rikthim deri në 22 janar. Ajo ka të drejtë që të kryejë detyrën deri në marrjen e një vendimi tjetër të themelit, deri më 22 janar.
Ne duhet që të presim datën 22 kur GJK do të interpretojë dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me imunitetin e anëtarit të këshillit të ministrave që anëtarët e këshillit të ministrave kanë imunitetin e deputetit. Deputeti ka imunitet sa i përket fjalës që ai thotë nuk mban përgjegjësi për fjalën, nuk arrestohet dot pa miratim në Kuvend. Mund të pezullohet nga detyra çdo zyrtar me përjashtim të atyre që zgjidhen nga kodi elektroral. Është gjykata ajo që duhet ta konstatojë një akt të tillë. Ajo duhet që të bëjë interpretimin që ne të vendosim edhe një standard. Duhet që të presim datën 22.
Rrëzimi i kërkesës së Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nga GJKKO, i cili kërkoi që të qëndrojë jashtë kafazit të qelqtë gjatë seancave gjyqësore, Duraj e ka cilësuar si denigruese.
‘Është një kërkesë e ligjshme, ajo për të dal nga kafazi, nuk ka asnjë përcaktim ligjor që i pandehuri ose ai që është në hetim dhe do ti komunikohet masa e arrestit. Nuk është në asnjë dispozitë që duhet të qëndrojë në kafaz, kjo është denigruese, nuk jemi në komunizëm. Duke qëndruar në kafaz si jepet mundësi që të komunikojë me avokatin dhe s’ka mundësi që ti thotë diçka apo ta pyes për diçka. Gjykata duhet ti jepte atij mundësin që të qëndronte pranë avokatit të tij. Nëse do të ishte një terroristë do ishte e justifikuar, ai nuk paraqet asnjë rrezikshmëri. Ai është i pafajshëm përderisa nuk s’kemi një vendim të formës së prerë’, tha ai.
Komente












