Sado që po mundohet njeriu t’i ikë debatit për zgjedhjet e balotazhit të 1 dhjetorit, prapë kudo që shkon, në secilin lokal që hyn, madje duket se edhe në xhami e kisha, u bë lajmi qendror rezultati i zgjedhjeve. Sikurse në komedinë “14 vjeç dhëndër” që gjithë “bota” flisnin për nusen shtatzënë, edhe gjatë këtyre ditëve të gjithë diskutojnë se kush i fitoi “tirqit e kush hurin”.
Në bazë të rezultateve të balotazhit, fituesi i këtyre zgjedhjeve është Shpend Ahmeti i “Vetëvendosjes”, i cili fitoi një betejë ndaj një kundërshtari “kolos”, Isa Mustafës. Një fitore të cilën as Shpendi nuk e ka menduar, sepse kundërshtari i tij gjatë gjithë fushatës ka qëndruar me duar në xhepa, duke mos e konsideruar si rival. Mirëpo populli thotë se “asgjëja paguhet shtrenjtë” dhe sipas kësaj logjike, lideri opozitar e përbuzi kundërshtarin dhe populli iu revanshua.
Por, nuk është vetëm Isa që qëndroi me komoditet gjatë fushatës.
Edhe kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, humbi garën nga një kundërshtar që as skeptikët më të mëdhenj nuk e kishin menduar. Edhe Kastrati bashkë me gjithë skuadriljen e PDK-së, qëndruan qetë duke besuar së “tyxhari” i AKR-së është një “palaço” që s’mund t’i rrezikojë në fronin për të parin e komunës. Mirëpo edhe aty, sikurse në rastin e Prishtinës, ndodhi e kundërta dhe Agim Bahtiri e mundi PDK-në, sepse edhe ashtu njerëzit më të fuqishëm të PDK-së vijnë nga “qyteti i bronztë”.
Befasi në këtë balotazh bëri edhe Muharrem Sfarqa në Ferizaj, Gazmend Muhaxheri në Pejë dhe Ragip Begaj në Malishevë.
Për disa nga qytetarët ky balotazh ishte i “dreqit”, sepse prishi ekuilibrin qeverisës dhe komoditetin disavjeçar në qeverisjet lokale. Për disa të tjerë, ishte përgjigja më e mirë e sovranit ndaj arrogancës, megalomanisë dhe prepotencës qeverisës të disa partive.
Pleqtë kanë thënë se populli “nuk ha kashtë”. Sado që merr vendime shpesh edhe të gabuara nga euforia, por gati çdoherë ia qëllon.
Në zgjedhjet e sivjetme nuk do të thotë se të gjithë që kanë fituar e kanë merituar fitoren, por ajo që është e pakontestueshme është se shumica e kanë merituar humbjen.
Dikush e tha edhe në rrjetet sociale, se “Agim Bahtiri është analfabet, madje edhe mesazhi i tij falënderues në Facebook i ngjason autodidaktëve të shekulli XVIII”.
Sido që të jetë, populli i ka besuar dhe tani e ka rastin të dëshmohet, sepse deklaratat që ai i ka lënë milionat në Evropë dhe ka ardhur për të kontribuar për Kosovë, janë “llaf çajtoresh”. Qytetarët e Mitrovicës presin të realizohen premtimet e tij, për mijëra vende pune, ose edhe heqjen e barrikadës mbi Ibër brenda 6 muajve.
Po ashtu e ka rastin edhe Shpend Ahmeti dhe “Vetëvendosje” që të dëshmohen se dinë të qeverisin, përveç që dinë të protestojnë dhe të kritikojnë. Tash nga kritikat duhet të kalohet në veprime, sepse qytetarët e Prishtinës presin 24 orë ujë, çerdhe në çdo lagje, shkolla apolitike, urbanizim modern... etj. Fundi i fundit, askujt nuk i intereson me çka shkon Shpendi në punë, por a po punon Shpendi.
Edhe nga Lutfi Haziri i cili ka akuzuar Qemajl Mustafën se nuk ka bërë asgjë në Gjilan, e ka mundësinë të tregohet i suksesshëm. Ai ka qenë deri në vitin 2006 kryetar i Gjilanit, por e ka arsyetuar mungesën e investimeve me prezencën e UNMIK-ut. Tash nuk ka më justifikim.
Zgjedhjet lokale u kanë dhënë leksion atyre që kanë humbur, por edhe fituesve, se livadhisja katërvjeçare përfundon në ditën e zgjedhjeve, ose në këtë rast në “Balotazhin e Dreqit”, që shumë kandidatëve ua hoqi tortën nga goja.
Pas këtij procesi, partitë politike, kryesisht PDK dhe AAK, duhet të bëjnë një auditim të brendshëm, jo financiar por një autokritikë, për t’i mënjanuar anomalitë që kanë ndikuar në humbje. Ndryshe, zgjedhjet parlamentare vijnë shumë shpejt, ndërsa debakli do të jetë më i madh...
Marrë nga "Zëri"
/Shqiptarja.com