Nuk kanë të mbaruara problemet për Mario Balotelin, pavarësisht faktit që është transferuar nga Anglia në Itali.

Sulmuesi është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me tre ndeshje pezullim në të gjitha aktivitetet sportive për fyerje të arbitrit në ndeshjen me ekipin e Fiorentinës.

Sulmuesi pas marrjes së kartonit të verdhë ofendoi arbitrin, kjo ka bërë që italiani ndeshjet me Juventusin, Napolin dhe Catanian ti shohë nga tribuna.

Periudha e qetësisë duket se u mbyll shumë shpejt për sulmuesin që u deklarua se kishte ndryshuar.



d.b/shqiptarja.com