Balotelli prezantohet te Brescia: Nuk e shoh si shansin e fundit, nëna filloi të qante kur …

Balotelli prezantohet te Brescia: Nuk e shoh si shansin e fundit, nëna filloi të qante kur …

Mario Balotelli pas tre vitësh ka vendosur të rikthehet në ‘Seria A’ për të luajtur me Brescia-n, klubin e sapongjitur nga B. Sot ‘Super-Mario’ ka bërë prezantimin te klubi i ri dhe fillimisht është shprehur:

“A është ky shansi i fundit për karrierën time? Nuk më duket kështu. Unë jam i qetë dhe shumë paqësor. Ndoshta këtë mendim e keni ju. Nuk kam frikë nga dështimi. Ndihem mirë këtu tek Breshia, dua të ndihmoj shokët dhe suadrën. Kam si objektiv personal të kap Kombëtaren dhe të shkoj në Europian.”

Më pas 29-vjeçari tregoi se zgjedhja për të luajtur me Brescia-n nuk ishte e vështirë: “Me Çelinon jemi takuar para ca kohësh në Angli. U takuam bashkë me Raiolën, dhe nuk ishte e vështirë për mua që në fund të zgjidhja Breshian. Zgjodha këtë qytet, pasi edhe jam lindur këtu. Është qytetim im.

Mund të jap gjithçka këtu. Kam kaluar më shumë kohë duke luajtur jashtë Italisë se sa këtu, por kur i thashë nënës sime se mund të vija tek Bershia, ajo ishte kaq e lumtur dhe filloi të qante. Edhe babai e ka ëndërruar të më shohë të luaj në shtëpi.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike