Një javë pas disfatës me Kaljarin Napoli është kthyer te fitoret pasi ka mposhtur në San Paolo me shifrat 2-1 Breshian. Skuadra e drejtuar nga Anchelotti edhe pse mori avantazhin e dyfishtë nuk e pati të lehtë këtë 90 minutësh. Fillimisht ishte Driz Mertnes që zhbllokoi shifrat, ndërsa greku Manolos dyfishoi me kokë në ekstremin e pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 67 Breshia shkurtoi diferencat me Mario Balottelli-n, i cili gjeti golin e parë për këtë sezon në ‘Seria A’. Gjithsesi deri në fund të lojës pavarësisht tentativave Breshia nuk do të mund të siguronte pikë nga ky takim, ndërsa te Napoli rikthehet qetësia para ndeshjes së Champions League kundër Gent.
Fitore në këtë javë të Seria A ka marrë edhe Roma që ka likuiduar me rezultatin minimal 0-1 në transfertë Lecce-n. Për skuadrën e Fonsekës vendimtar ishte goli i realizuar në minutën e 56 nga Edin Dzeko pas asistit të Mkihtaryan.
Ashtu si Roma edhe skuadra tjetër e kryeqytetit Italian, Lazio, ka siguruar tre pikët kundër Xhenoas, por me ndryshimin se lacialët fituan me ‘poker’. Në ‘Olimpico’ Milinkovic Savic nisi serinë e golave që në minutën e shtatë, ndërsa më pas realizuan me radhë Radu, Kaisedo dhe Imobile.