LAÇ- Baltë dhe inerte, është gjithçka që ka mbetur pas nga përmbytja e dy ditëve më parë në qytetin e Laçit. Uji ka depërtuar në 30 banesa dhe 15 biznese duke iu dëmtuar të gjitha orenditë shtëpiake.

Vërshimi i ujit nuk ka kursyer as automjetet që kanë qenë të parkuara në rrugë. Zona më e prekur është lagjja numër 4, pasi niveli i ujit nga vërshimi i përroit arriti deri në 1 metër lartësi.

Pas tërheqjes së ujit banorët kanë nisur të pastrojnë baltën që ka ‘uzurpuar’ banesat e tyre. Sipas banorëve shkak i përmbytjeve të vazhdueshme vjen nga mos ndërhyrja për rehabilitimin e përroit që kalon përmes qytetit.

"Na erdhi uji brenda dhe na mori vrulli, uji na mbyti. Pastaj për 5 minuta u mbushën 3 dhomat me ujë. Ishte 1 m e gjysmë"

"Lagjja numër 4 ka 30 vjet që përmbytet, . Këtu janë 35-40 familje që kanë mbaruar, kanë falimentuar. Nuk është shkaku aty që mbyten 30 hektarë poshtë, nuk është shkaku që mbytet që mbytet Pallati i kulturës, po dy përrenjtë këtu"

"3-4 mln lekë mall, ne paguajmë taksat, rrugë gjë s'kemi! Shikoje baltën, katastrofë. Nuk ka bërë vaki kjo punë, shihe mallin", shprehen disa nga banorët.

Kjo është përmbytja e dytë që vjen brenda një kohe të shkurtër në zonën e Kurbinit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.