Bamir Topi 40 minuta takim me Metën: Zgjidhja nuk mund të vijë nga aktorë jo institucionalë! Palët duhet të gjejnë arsyen

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në presidencë ish-presidentin Bamir Topi për të folur lidhur me krizën politike të krijuar në vend, si pasojë e ngërçit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Pas një takimi me dyer të mbyllura i cili ka zgjatur për rreth 40 Minuta Topi tha se ishte aty për të dhënë një mendim por është e qartë se zgjidhja nuk mund të vijë nga aktorë jo institucionalë!

Topi tha se palët duhet të gjejnë arsyen dhe vullnetin për t'i dhënë zgjidhje situatës së krijuar duke lënë mënjëanë pushtetin personal, pasi siç tha ai, gjërat nuk mund të shkojnë mbarë kur ka përplasje.

"Së pari më lejoni të them se unë respektova një ftesë për t'u takuar dhe për tu konsultuar rreth krizës institucionale që ka të bëjë me ngritjen e Kushtetueses. E dëgjova dhe kjo bisedë u zhvillua brenda parametrave të logjikes politike dhe juridike. Ish presidentët, duke marrë në konsideratë edhe të tjerët nuk janë aktorë institucionalë. Patjetër mund të jepet një mendim po zgjidhja nuk mund të vijë nga aktorë jo institucionalë.

Do e kisha shumë të vështirë të flisja sot në prill 2008. Sot jemi në këtë gjendje si pasojë e prillit 2008. Sot historia e përplasjeve institucionale është e trishtë. Është përplasja më e paprecedentë. I gjithë ai pushtet që ndryshoi në favor të mazhorancave politike prishi ekuilibrat politikë. Edhe kur shkojnë në parlament është pushteti i kryeministrit. Duhet të ketë balancë të institucioneve. Nëse e kanë quajtur këtë institucion honorifik, mua më rezulton të jetë kthyer në atavik (të parëndësishëm)

Palët duhet të gjejnë arsyen dhe vullnetin për t'i dhënë një zgjidhje që nuk ka të bëjë me pushtetin personal. Gjërat nuk mund të shkojnë mbarë kur ka përplasje. Duhet t'i japim vend institucionin më të rëndësishëm. Aty ku është shpresa më e madhe për të bërë diçka ne e rrëzojmë

Në kushtetutë është qe qartësuar: Kur një qeveri nuk formohet, presidentit i lind një detyrim kushtetues por edhe dy rrethana të tjera që nuk i ngjajnë situatës ku jemi sot", u shpreh Topi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 22/11/2019 07:50

    Ky ka qene presidenti me breklepires, ka lepire beth gjithandej. Dramë qe vendi ka patur te tille!

    Përgjigju
  • rroku: 21/11/2019 21:50

    Keto 30 vite dy persident qe meritojne te permenden si burra shteti dhe te pa varur kemi patur..... I pari eshte ALFRED MOJSIU I dyti eshte BAMIR TOPI Te tjeret kane qene ushtare te partise qe i ka vene. Kane qene te turpshem sepse kane mbetur president te asaj partie qe i vuri. Vertm keta te dy kane qene president te te gjithe popullit.

    Përgjigju
    • Lambro: 23/11/2019 16:23

      Ashtu eshte sic thoni ju .kta presidentat e tjer tiu vesh zjarrin.mehdet te mjeret shqiptare.

  • ERP: 21/11/2019 19:22

    Politikan pa peshe e pa nivel ke qene e do te mbetesh

    Përgjigju
  • nik: 21/11/2019 19:00

    me pak fjal Ilir meta nuk mund ta shpernaj parlamentin...gjith me gisht ne goj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës