Bamir Topi: Ja si i fabrikon Berisha akuzat për kundërshtarët

Bamir Topi: Ja si i fabrikon Berisha akuzat për kundërshtarët

Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi rrëfen për herë të parë se si Sali Berisha fabrikon akuza për të baltosur kundërshtarët politikë, për interesa politike. Akuzat pa fakte, shpifjet e mirëfillta dhe sharjet kanë qenë dhe mbeten arma kryesore e Sali Berishës gjatë karrierës së tij 28 vjeçare në politikë, si në opozitë, ashtu edhe në pushtet. Në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), Topi rrëfen skemën se si Berisha i detyronte bashkëpunëtorët e tij të thonin të pavërteta ose gjysmë të vërteta për kundërshtarët politikë. Rasti konkret ka të bëjë me ish-kryeministrin Fatos Nano. Topi tregon se si Berisha i ka kërkuar në vitin 2002 për të sulmuar Fatos Nanon për një apartament, kur në fakt, sipas Topit, Nano ishte treguar korrekt, duke dorëzuar apartamentin, për t’ua rikthyer ish-pronarëve dhe në këto kushte kishte marrë një apartament tjetër. Por, kur Topi i ka sugjeruar që mos të merreshin me këtë çështje pasi edhe kryeministri duhet ta kishte një shtëpi, është përballuar me presionin e Berishës. “Në përfundim të një seance parlamentare të vitit 2002, ndërsa po largoheshim, Saliu kërkoi të bisedonim në zyrë. Sapo e takova, konstatova që ishte me humor të prishur nga debatet që kish pasur me Fatos Nanon në seancën parlamentare. –“Dëgjo, - më tha, do të përgatitim një interpelancë me kryeministrin. Do ta demaskojmë për apartamentin që ka marrë tek ‘Shallvaret’”. Në fakt Nano, pasi doli nevoja për t’i lënë banesat e ish-pronarëve, ishte treguar korrekt dhe ishte larguar nga banesa te rruga ‘Hoxha Tasim’, për t’ua dorëzuar të zotëve. Në këto kushte kishte marrë një apartament, për të cilin fliste Berisha. I takonte Fatos Nanos që të justifikonte mënyrën e pagesave tek institucioni përkatës, por Berisha donte ta sulmonte politikisht. -Nëse do të më dëgjosh, - thash Berishës, -të mos merremi me një çështje të tillë në interpelancë, pasi ai është kryeministër dhe diku do të banojë. Le të përgjigjet ligjërisht për mënyrën se si e ka blerë, por nuk më duke rast për t’i ngritur topin kur ka shumë gjëra të tjera që duhet të na përgjigjet. -Dëgjo, - tha i nevrikosur, - po nuk e bërë ti, - i marr firmat në grup. -‘Mos shko në ekstrem. Të dhashë një mendim. Nuk je dakord? Vazhdojmë me idenë që ke’”, shkruan Topi.

Interpelanca

Topi rrëfen edhe detaje nga interpelanca me Fatos Nanon, në atë kohë, kryeministër, për apartamentin. “Ditën në vazhdim u përpilua dhe u depozitua në Kuvend kërkesa për interpelancë, që u realizua brenda dy javësh, në një klimë tensioni politik dhe ku dy grupet parlamentare ishin kishin ndarë kohën për të debatuar. Në fillim të seancës, kryetari i Kuvendit, z. Servet Pëllumbi, njoftoi kërkesën dhe më ftoi mua ta paraqes në emër të grupit. E paraqita shkurt, pa e lexuar, për ta zhveshur nga terminologjia e ashpër me idenë se Nano do të përgjigjej në të njëjtën mënyrë. Por, jo. Ai merr fjalën që dikush ia kishte përgatitur. E nisi me argumentin e shifrave të apartamentit dhe duke konkluduar ‘ngatërroi’ me qëllim mbiemrat tanë duke thënë: ‘Sali Topi dhe Bamir Berisha duan të më fusin sërish në burg – dhe duke iu drejtuar Berishës i tha që – merre vesh një herë e përgjithmonë se aseti më i madh për Fatos Nanon je ti Sali Berisha!. E mbylli fjalimin e tij si triumfator duke imponuar një debat jashtë vullnetit tim, ndërkohë që po ta dinte pozicionin që kisha mbajtur nuk do ta përmendte kurrsesi emrin tim”, shkruan Topi.

Dëshpërim në PD dhe spostimi i Shaban Memisë

Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), rrëfen gjendjen dëshpërueses në Partinë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare në 2001. Topi flet edhe rreth propozimit të Berishës për të larguar Shaban Meminë nga pozicioni i sekretarit organizativ i degës së Tiranës. “Zgjedhjet parlamentare të verës së vitit 2001, sikurse ndodh vazhdimisht me qeveritë, projektuan një mandat të dytë qeverisës të Partisë Socialiste, me implikime të rënda të Gjykatës Kushtetuese, e cila po konfirmonte politikisht një fitore ndoshta ta pamerituar, duke hequr mandate të fituara me meritë nga kandidatët e Partisë Demokratike. Kishte dëshpërim të thellë në radhët e demokratëve, aq sa po krijohej një psikozë kolektive se nuk do të ktheheshim më në pushtet. Për të mbajtur një qëndrim politik të fortë ndaj grabitjes së zgjedhjeve, u vendos bojkotimi i parlamentit deri në një kohë të pacaktuar. Kjo periudhë u shfrytëzua për të bërë zgjedhjet për drejtimin e PD-së dhe ky ishte çasti kur Berisha më thotë në një takim kokë më kokë, se më fonte të konkurroja për nënkryetar të PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar, në të njëjtën kohë. Zgjedhjet do të zhvilloheshin në vjeshtën e atij viti dhe kjo do të thoshte që duhej të përgatitesha për një periudhë impenjative në një kohë mjaft të vështirë politike. Në konkurrimin me votim të fshehtë unë fitova me Fatos Bejën duke hapur rrugë edhe për ndryshime të reja në të gjitha nivelet politike të partisë. Një i tillë erdhi shpejt, kur Berisha më ftoi të bisedojmë për nevojën e ndryshimit të sekretarit organizativ të Tiranës, si dega kryesore dhe më e rëndësishmja në vend.

–Mendoj që pas rezultateve zhgënjyese, Shaban Memia duhet të lirohet nga detyra e sekretarit, -tha ai. Vendosa të mos shprehesha dhe të dëgjoja se ku do të dilte.

-Unë nuk kam një emër për ta zëvendësuar dhe po e pate ndonjë, na thuaj ta propozojmë në mbledhjen e radhës në Kryesisë, - tha Berisha”, shkruan Topi.

 Eksperienca në Parlament dhe fillimi i pabesive

Topi thotë eksperienca e tij në parlament ka qenë shumë e veçantë si kryetar i grupit parlamentar të PD si në opozitë ashtu edhe kur PD erdhi në pushtet, po shton se këtu ka nisur edhe një etapë marrëdhënie me Sali Berishën e mbushur me pabesi. Kjo etapë raportesh jo të sinqerta dhe të pabesa mes Sali Berishës dhe Bamir Topit ka nisur që kur Partia Demokratike fitoi zgjedhjet parlamentare në 2005. “Eksperienca ime në Parlament është shumë e veçantë, pasi kam qenë kryetar i grupit në opozitë, por edhe kur erdhëm në pushtet. Në vitin 2005, pasi Partia Demokratike me aleatët fitoi zgjedhjet parlamentare, çdo njeri mendonte se n/kryetari i PD dhe njëkohësisht kryetari i grupit parlament, do të merrte një pozicion të rëndësishëm në qeverisjen e vendit. Pasa një fushate politike spektakolare, udhëtime pa fund në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që udhëhiqja grupin e deputetëve të Tiranës dhe kisha zonën time elektorale, po ashtu në studio televizive dhe debate të rëndësishme erdhi çasti i deklarimit se Partia Demokratike kishte riardhur në pushtet. Njoftimin zyrtar e bëmë nga ballkoni i selisë së Partisë Demokratike, ku Berisha entuziast komunikoi me një numër militantësh, të cilët ishin gjithmonë të pranishëm aty. Përshëndetëm njëri-tjetrin me gëzim dhe u ndamë për t’u riparë shpejt. Këtu fillon një etapë tjetër e çuditshme, që rikonfirmon një marrëdhënie jo të sinqertë, të mbushur me pabesi në vazhdimësi nga ana e Saliut, për më tepër në ditë të mira për të. Të nesërmen, pa asnjë njoftim dhe konsultim, të paktën me mua, fton publikisht në qeveri Lufter Xhuvelin, ish-ministër i kohës së Nanos. Personalisht marrëdhëniet e mira me Xhuvelin ishin të mira. Të dy njiheshim qysh nga universiteti dhe për problematikat e bujqësisë, meqenëse të dy kishin qenë ministra në këtë dikaster. Problemi qëndronte në planin politik dhe për më tepër në mosrespektimin e komunikimit dhe vendimmarrjes. Të krijohej bindje se Berisha do të luante me të tjerë tani që ishte rikthyer në pushtet”, shkruan Topi.

Akuzat

Ish-presidenti Bamir Topi rrëfen për herë të parë se si Sali Berisha trillon dhe fabrikon akuza për të baltosur kundërshtarët politikë, për interesa politike, ndërsa detyron bashkëpunëtorët e tij për t’i bërë akuzat.

Berisha

 “Dëgjo, do të përgatitim një interpelancë me kryeministrin. Do ta demaskojmë për apartamentin që ka marrë tek ‘Shallvaret’. Dëgjo, - tha i nevrikosur, - po nuk e bërë ti, - i marr firmat në grup”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kardakliu: 17/05/2019 10:07

    Ky kriminel ordiner,Ky genejshtar recidiv,ky antikombetar fardjalli,gjithe jeten ka punuar e punon edhe sot kunder cdo vlere materiale e shpirteror kombetare shqiptare>kete e ka deshmuar me Kosoven dhe luften e shqiptareve per clirim e liri kombetare.Hashim shkurt e qart,mbrem.16 Maj 2019, ia tha ne KTV.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 16/05/2019 18:32

    Berisha nje bajge qe e shkelin te gjithe e qelb dynjane

    Përgjigju
  • shqiptar: 16/05/2019 17:38

    Qe berisha ka bere te 99 kete e dime e ske pse na i thu por qe i ke sherby dhe ti per te bere te 99 dhe kete e dime. pse kur bini nga pushteti na i diftoni te gjithe ket se marr vesh. Jeni te gjithe te perlyer e faqezinj me te majte e me te djathte , E keni pergjysmuar popullsin e shqiperise e keni bere me zi se te na pushtonte serbi apo greku.

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 16/05/2019 08:48

    TE LUMT Z.TOPI,NDONSE ME VONESE. -KEMI 30 VJET QE SB NA ESHTE BERE "BURRI NENES.." ME KTE NJERI-KAFSHE PO VUAN SHQIPERIA,KOMBI DHE PD. -SI VERIOR QE ESHTE AI KETKON TE ZBATOI KUDO KANUNIN E LEK DUKAGJINIT.PER SB NUK KA SHOK,MIK,POLITIKAN ETJ NESE NUK ZBATON KERKESAT E TIJ SI DO QE TE JENE ATO-EDHE KUNDER VENDIT TE VET,MJAFTON QE TE MOS CENOHRT SEDRA E YIJ,FAMILJA E TIJ. -VITI 1992 ISHTE FATKEQSI KOMBETARE QE E PRUNE UDB-ISTRT NE PUSHTET DHE PO E MBAJNE AKOMA PER INTERESAT E TYRE. -SA TE JETE SB NE PPLIYIKE VENDI DHE PD DO JENE RROKOPUJE.PIKE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion