Ish-presidenti dhe politikani i njohur, Bamir Topi promovoi sot librin e tij, “NOKTURN” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti). Shtatë vite pas largimit nga detyra e kreut të shtetit, Topi ka vendosur të vijë ndryshe para publikut me një botim sa autobiografik aq edhe politik.
Ceremonia e prezantimit të librit u zhvillua ditën e sotme në rezidencën Topi në Tiranë. Gjatë fjalës së tij vetë ai u shpreh se procesi i të shkruarit të librit ka qenë vështirë.
"Çfarë kam pasur për të thënë, e kam botuar në atë libër. Shkruajtja e librit ka qenë e vështirë, pasi ka pasur ngjarje pa fund në jetën time. Jam menduar dhe stërmenduar për të shkruar librin dhe për të thënë diçka natyrale, shumë të sinqertë. Ju që jeni këtu, koloriti i librit që kam shkruar. Për fat të keq, e vërteta nis e shtrembërohet dhe shkruhet sipas fitimtarit", u shpreh Topi në ceremoninë e prezantimit të librit.
Libri është një gërshetimi i kujtimeve personale të autorit me përgjigjet e pyetjeve që shkrimtari dhe gazetari Bashkim Hoxha shtron në formë lankonike në hyrje të çdo kapitulli.
Përmbajtja e librit është një hapësirë për të njohur më mirë jo vetëm njeriun dhe politikanin Bamir Topi, por dhe një mundësi për të eksploruar zhvillimet politike dhe ngjarjet e forta në të cilat Bamir Topi ka qenë protagonist i dorës së parë, falë karrierës së gjatë në strukturat drejtuese të PD dhe më pas si kryetar shtetit.
Në këtë këndvështrim, libri sjell dhe dëshmi të rëndësishme për ngjarje të cilat publiku i njeh në mënyrë zyrtare, por jo prapaskenat. Në botimin e Bamir Topit gjenden fakte me rëndësi, por edhe detaje që plotësojnë panoramën e plotë të këtyre prapaskenave.
Në rrëfimin e Bamir Topit gjenden të përmbledhura momentet më të rëndësishme të jetës së tij, që nga kujtimet e fëmijërisë, rinisë, por edhe pasionin e tij për sportin.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Harku opozitar euro-atlantik’ Basha krijon aleancë të re: Kundër ‘pazarit’ Berisha-Rama! Krah tij edhe Bamir Topi
20 Mars, 11:08
-
SPAK merr në dorë ’21 janarin’, ish-presidenti Topi: Duhet hetim i thelluar edhe për pengesën që Berisha i bëri prokurorisë
12 Mars, 21:15
-
Ish-presidenti Bamir Topi thirrje ndërkombëtarëve: Të bëjnë presion për reformën në politikë! Nuk pritet ndryshim i vullnetshëm nga mëkatarët
8 Janar, 19:55
-
Ylli Pata: Rikthimi i dytë i Bamir Topit në PD, i pari, pas trazirave të 1997
11 Dhjetor 2023, 21:36
-
Ylli Pata: Shkaqet pse po hesht Lul Basha
6 Dhjetor 2023, 19:37
-
Rithemelimi 'dogji' Kuvendin, Bamir Topi: Banda në institucionin e fjalës së lirë, ajo sallë nuk jep shpresë për sa kohë ka brenda ‘agjentin mikrobik’
21 Nëntor 2023, 19:32
-
Debati në sallë dhe pista mbi te huajt e sajuar nga Berisha, Bamir Topi flet për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas Gërdecit: Diskutimet janë të gjitha të arkivuara
18 Tetor 2023, 22:25
-
Gjyqi i Mediut/ Avokati i familjarëve të viktimave: Të thirren dëshmitarë edhe ata që zbardhin rolin e Shkëlzenit! Nëse vjen kreu i SHISH, duhet edhe Berisha e Topi
4 Tetor 2023, 13:13
-
Pse GJKKO nuk merr si provë procesverbalin e Këshillit të Sigurisë një javë pas tragjedisë së Gërdecit? Debati në sallë dhe pista mbi te huajt e sajuar nga Berisha
23 Shtator 2023, 19:52
-
Rama tur falenderimesh pas fitores në 14 maj, Topi: Sot në Kukës nuk po u besonte syve, gati kishte një keqardhje që e mori bashkinë
24 Maj 2023, 21:56
-
Bamir Topi: Sali Berisha, arkitekt i së keqes brenda opozitës! Goditja e figurës së tij, e vetmja mënyrë që opozita të dalë nga gjendja ku ndodhet
24 Maj 2023, 21:32
-
Topi në Report TV: Koalicioni Berisha-Meta, vetëm principe nuk ka! Basha të reagojë sot ose do jetë vonë! Gjendja e vërtetë e PD do duket pas 14 majit
10 Prill 2023, 18:14