TIRANË - Në një letër të datës 7 tetor për Këshillin të Sigurimit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka shkruar se ky është një operacion i rrezikshëm dhe i paprecedentë pasi nuk është kryer kurrë më parë.
Operacioni për shkatërrimin e armëve kimike siriane është ndarë në tre faza, ku ajo e transportimit dhe e shkatërrimit janë më komplekset dhe që kërkojnë kujdes të madh. Aktualisht procesi është në fazën e dytë, atë të transportit, e cila pritej të niste në 1 nëntor, por që ende nuk është vendosur përfundimisht se ku do të shkatërrohen.
Ban Ki Moon nënvizoi disa herë rëndësinë e bashkëpunimit mes SHBA dhe OPAK në shkatërrimin e suksesshëm dhe pa rreziqe të armëve kimike siriane. Alternativa më e besueshme për shkatërrimin e armëve kimike Siriane, mbetet Shqipëria.
Në letrën e tij, Ban Ki Moon shkruan se faza e tretë do të jetë ajo më e vështira dhe sfiduesja. Ajo është parashikuar të kryhet në 8 muaj, nga 1 nëntori deri në 30 qershor 2014. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se ishte i ndërgjegjshëm për shëndetin publik dhe rreziqet potenciale mjedisore që mund të sjellë shkatërrimi i këtij arsenali kimik. Ai u shpreh se ishte konsultuar me Margaret Chan, drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe se ishte siguruar për gadishmërinë e saj në kontributin me këshilla dhe udhëzime me çështjet e shëndetit publik.
Ai gjithashtu shkruan se do të konsultohet edhe me drejtorin e pergjithshëm të OPAK dhe drejtorin ekzekutiv të Programit Mjedisor të SHBA-së për të siguruar që shkatërrimi i armëve kimike të mos rrezikojë jetët e njerëzve dhe vetë mjedisin.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com