Ndërkohë që anëtarët e familjeve të personave të pagjetur prej katërmbëdhjetë vitesh pas luftës në Kosovë vazhdojnë të shfaqin shqetësimet e tyre, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, thotë se "UNMIK-u, ka vazhduar përpjekjet për të mbështetur dhe inkurajuar progresin për gjetjen dhe zbardhjen e fatit të tyre".
Në raportin e tij të fundit për zhvillimet në Kosovë ai thotë se lidhur me këtë çështje si një plagë e rëndë e trashëgimisë së luftës, EULEX-i ka kryer këtë vit 30 operacione në terren në Pejë, Mitrovicë, Suharekë, Prizren, Gjakovë, Klinë dhe Skenderaj.
“Janë gjetur eshtrat e 18 personave. Ka ende edhe 1 726 persona që evidencohen si të zhdukur nga konflikti i Kosovës”, thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm. Më tej ai nënvizon se "mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare dhe angazhimi i saj në Kosovë mbetet thelbësor".
Raporti i Sekretarit Ban Ki Moon përmend edhe takimin e Grupit të punës për personat e pagjetur ku Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq u kishte bërë thirrje të gjitha autoriteteve për të dhënë informacionet më të reja.
“Në trashëgimitë e pazgjidhura të konfliktit duhet të mbeten prioritete kyçe edhe rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur si dhe sjellja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të luftës,” thekson Ban Ki Moon në raport. Shefi i Kombeve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha palëve që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të përshpejtuar përparimin në këto fusha.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com