Gjykata e Apelit ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për 16 të pandehurit e ‘Bandës së Durrësit’. Mbetet në fuqi vendimi me burg për jetë Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Indrit Taollaj dhe Plaurent Dervishaj. Ky i fundit është person i shpallur në kërkim dhe dënimi është marrë në mungesë. Edhe për të penduarin Adriatik Coli u vendos burgimi i përjetshëm, por për faktin se ka bashkëpunuar me drejtësinë, gjykata vendosi ta dënoi përfundimisht me 10 vite burg.
Të pandehurit e tjerë të bandës janë dënuar me masa që variojne nga 10 deri në 25 vite burg.
Të pandehurit e "Bandës së Durrësit" akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, vrasje dhe trafiqe ilegale. Sipas prokurorisë, banda e Durrësit e nisi aktivitetin e saj kriminal në vitin 1992 dhe vepronte kryesisht ne Durrës. Goditjen ajo e mori në vitin 2005, kur autoritet e rendit arrestuan anëtaret e dyshuar të saj