DURRËS - Një vit nga prangosja e anëtarëve të bandës së tritolit, kjo dosje mbetet ende e hapur për Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Në prangat e policisë ka rënë Fation Mexhaj, vëllai i Albin Mexhajt, personit që shihni në foto, një prej anëtarëve të kësaj bande.
Mexhaj po gjykohet sëbashku me Julian Sinanaj, Ndriçim Gjokonaj, kushërinjtë Mëhillaj dhe Marjon Mitron si personat që kanë kryer një sërë atentatesh dhe vrasje të disa biznesmenëve.

(Në foto Fatjon Mexhaj)

Gjatë arrestimit Fation Mexhajt i është sekuestruar një sasi prej 19 kallëpe me tritol C4 rreth 20 kg, sasi e cila ishte bërë gati për shpërthim.
Policia dyshon se 25 vjeçari ka furnizuar me municione dhe lëndë plasëse edhe grupe të tjera kriminale përveç Julian Sinanajt.
Gjithashtu dyshohet se Fation Mexhaj të jetë edhe autor i vendosjes së lëndëve plasëse, në disa ngjarje të cilat janë konsideruar deri më tani pa autor në qytetin e Vlorës dhe Durrësit.
I vëllai i Fation Mexhajt, Albin Mexhaj, 30-vjeç është arrestuar shkurtin e vitit të kaluar si një nga personat i cili furnizonte vrasësin serial, Julian Sinanaj me armë dhe municione.
Hetimet kanë nxjerrë në pah se kontakti i Sinanajt me Albin Mexhajn është bërë nëpërmjet Ndriçim Gjokonajt pasi Mexhaj dhe bashkëpunëtori i drejtësisë në hetimet mbi bandën e tritolit kishin njohje të mëparshme.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se Fation Mexhaj është arrestuar te mbikalimi i Sukthit dhe se ishte në këmbë duke ecur. Lëndën plasëse e kishte futur në një qese që e mbante në dorë dhe sipas policisë makina me të cilën mund të kishte udhëtuar ai, ende nuk dihet ku është.

Vijon....
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO