Banesa sociale pa afat, për familjet që preken nga projekti i 'Unazës së Madhe'

Banesa sociale pa afat, për familjet që preken nga projekti i 'Unazës së Madhe'

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj për vizitë në një nga familjet e strehuara në banesë sociale

Familjet që preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe”, të cilat kanë filluar të zhvendosen në banesa sociale, mund të banojnë në to pa afat. Lajmi u bë i ditur ditën e djeshme nga kryetari i i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi vizitoi një nga familjet e sistemuara në një nga banesat sociale. Ai siguroi se kushdo që do të pranojë të zhvendoset në banesa sociale, do mund t’i përdorë ato pa kufizim.

Veliaj tha më tej se mjafton që këto familje të bëjnë një kontratë me Bashkinë e Tiranës, që të mund të jetojnë në këto banesa të mobiluara dhe me të gjitha pajisjet e mëvonshme shtëpiake.

Ndërkohë, për të gjitha familjet e tjera që parapëlqejnë një zgjidhje tjetër, Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion edhe bonusin e qirasë për 3 vite. Banorët do të mund të zgjedhin vetë shtëpinë ku duan të banojnë dhe qeraja do t’iu paguhet nga bashkia.

Një pjesë e banorëve të zonës së Astirit po protestojnë në ditën e tyre të 25 për projektin e zgjerimit të "Unazës së Madhe", me kërkesën për t'u dëmshpërblyer për banesat që do të preken nga ky projekt. Në të shumtën e rasteve, protestat kanë agravuar në tension dhe dhunë, duke sjellë edhe plagosjen e efektivëve apo qytetarëve të thjeshtë. Ato janë zhvilluar kryesisht në sheshin "Shqiponja", zonën e "Astirit", "Unazës së Re", përpara Bashkisë së Tiranës dhe përpara Kuvendit. Protesta e zhvilluar përpara Kuvendit u cilësua si protesta më e dhunshme në vargun e gjatë të tyre, pasi ngelën të plagosur 15 efektivë dhe 3 qytetarë.

Një prej qytetarëve të zonës së "Astirit", i surprizuar nga gatishmëria e kryebashkiakut të Tiranës, iu drejtua ditën e djeshme qytetarëve të tjerë të zonës, duke iu bërë thirrje që të ulen dhe të bisedojnë dhe duke iu theksuar se djegia e gomave dhe bllokimi i rrugëve nuk është zgjidhja e problemit të tyre. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani