Banesat sociale, 400 apartamentet e
Shkozës prej 2 vitesh të bllokuara

Banesat sociale, 400 apartamentet e<br />Shkozës prej 2 vitesh të bllokuara
TIRANE - Ndonëse ndërtimi i tyre ka përfunduar që në vitin 201, banesat sociale të ngritura në zonën e Shkozës, në varësi të Bashkisë së Tiranës ende nuk po marrin dritën jeshile për t'u liruar. Ndërkohë janë 5000 mijë familje që kanë aplikuar për të përfituar një shtëpi nga fondi i ëktyre banesave. Një nga kategoritë sociale më të diskriminuara për këtë problematikë është komuniteti rom.

Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë së Tiranës janë mbi 5000 familje të cilat kanë aplikuar për këto banesa dhe asnjë prej tyre deri më sot nuk ka përfituar nga strehimi social. Sipas ligjit për qeverisjen vendore, parashikohet që problemet e qytetareve me strehimin social duhet të zgjidhen nëpërmjet një plani veprimi në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, mbledhja e të cilit vonohet prej kohesh për shkak të konfliktit politik që prej muajit maj.

Në zonën e Shkozës 400 apartamente qëndrojnë të pashfrytezuara, të cilat me një llogaritje të thjeshte mund të shërbejnë për strehimin e të paktën 2000 personave. Çështja e strehimit social ka qenë edhe një nga çështjet e trajtuara nga Avokati i Popullit, institucion i cili ka bërë thirrje të hërëpashershme për zgjidhjen e këtij problemi.

Data e mbledhjes së ardhshme në Këshillin Bashkiak nuk është bërë ende publike, ndërkohë që kreu i bashkise, Lulzim Basha, për mbledhjen e këshillit, ka thënë që do të zhvillohet kur të kërkohet në mënyrë të ligjshme, duke nënkuptuar si të parregullt zgjedhjen e Aldrin Dalipit në krye të këshillit bashkiak në muajin maj me votat e këshilltarëve të majtë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin për sulm me dron

Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin për sulm me dron