Banesat sociale, qira 4 deri në 10
mijë lekë në muaj për të pastrehët
Familjet e pastreha por që edhe nuk kanë mundësi të blejnë një banesë tani mund të gjejnë strehë tek banesat sociale të cilat janë marrë në dorëzim gjatë ditës së djeshme nga Bashkia e Tiranës.
TIRANE- Familjet e pastreha por që edhe nuk kanë mundësi të blejnë një banesë tani mund të gjejnë strehë tek banesat sociale të cilat janë marrë në dorëzim gjatë ditës së djeshme nga Bashkia e Tiranës. Apartamentet në varësi edhe të sipërfaqes do t’i jepet me qira familjeve të kryeqytetit. Qiraja mund të shkoje nga 4 mijë deri në 10 mijë lek në muaj, në varësi të sipërfaqes dhe kjo do të miratohet me vendim të Këshillit Bashkiak.
Ndërkohë apartamentet e ndërtuara u përkasin sipërfaqeve të ndryshme duke filluar nga garsonierë 1+1; 2+1 dhe 3+1. Në një banesë të tillë familja në nevojë mund të qëndrojë për vite me radhë derisa ajo të rimëkëmbet ekonomikisht. E ndërsa bashkia ka marrë në dorëzim këto banesa gjendja e tyre sot është pjesërisht e amortizuar për vetë faktin se prej tre vjetësh ato qëndrojnë të mbyllura dhe askush nuk është kujdesur për mirëmbajtjen e tyre. Në pjesën më të madhe të mureve ka lagështirë, ndërkohë që një pjesë e xhamave janë thyer.
Por, pavarësisht këtyre problemeve që kanë sot janë mbi 1 mijë familje të cilat kanë aplikuar për tu strehuar në këto apartamente. Në total janë 385 apartamente që ndodhen në zonën e Shkozës, që tashmë janë gati për t’u shpërndarë. “Sot, janë rreth 1132 dosje të depozituara nga familjet në nevojë, për të kaluar procedurat për të përfituar banesat sociale me qira. Janë vetëm 385 dhe e gjitha do të hyjë në një dinamikë të rishqyrtimit të dosjeve, procedurave dhe kalimit të tyre në Këshillin Bashkiak, për miratim” deklaroi nënkryetarja e Bashkisë Nevila Xhindi.
Sipas saj, tejzgjatja në kohë për të marrë në dorëzim këto ndërtesa ka ndodhur për një sërë faktorësh, duke nisur nga linjat e tensionit e deri te faturat e papaguara nga paraardhësit e bashkisë. “Pallati i fundit që ka mbaruar ka qenë një procedurë e gjatë, pasi Bashkisë së Tiranës i është dashur të zhvendosë linjën e tensionit të lartë 110 kilovolt dhe njëkohësisht kabinën elektrike të tensionit të lartë dhe një linjë tjetër në krah që ka qenë 20 kilovolt” ka theksuar Xhindi.
Banesat sociale në Tiranë kanë përfunduar së ndërtuari para tre vitesh, por gjatë gjithë kësaj kohe ato kanë mbetur të pashfrytëzuara si pasojë e konflikteve dhe debateve të shumta që ato kanë hapur në Këshillin Bashkiak.
Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.5%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Keni flokë të yndyrshëm edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni
29 Nëntor, 14:46
-
VIDEO/ Robert Lewandowski imiton shkëlqyeshëm Pep Guardiolën
29 Nëntor, 14:41
-
Lorenc Vangjeli: Bllokimi i Tiranës/ Dy pamje të ndryshme dhe një palë pranga në mes
29 Nëntor, 14:38
-
VIDEOLAJM/ Dita e falenderimeve në Florida, Trump dhe Musk të pandashëm
29 Nëntor, 14:36
-
'Kurti po sfidon flamurin e Shqipërisë me atë të Kosovës', deputeti i PDK-së: Bashkë me Osmanin pjesë e një agjende të dëmshme!
29 Nëntor, 14:27
-
'Qeveritë e shtetet po komunikojnë më shumë me SMS sesa me shkresa', Rama: Sfidë e madhe të shkruash historinë e këtyre kohëve (Fjala e plotë)
29 Nëntor, 14:16
-
SHBA/ Bëri diagnozën e gabuar, klinika gjobitet me 412 milionë dollarë
29 Nëntor, 14:12
-
Francë/ Notre Dame hapet 5 vite pas zjarrit! Macron viziton katedralen e rindërtuar
29 Nëntor, 14:03