Një nga destinacionet më të frekuentuara natyrore në jug të vendit po ndryshon pamje. Banjat e BënjësPërmet janë në proces transformimi dhe sipas qeverisë, shumë shpejt do të ofrojnë kushte më moderne për turistët.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili në Facebook ndau edhe pamje nga kantieri në zonën pranë kanionit të Përmetit.

Sipas tij, kjo pasuri natyrore shumë shpejt do të ofrojë standarde moderne, duke ruajtur njëkohësisht vlerat historike dhe mjedisore që e bëjnë unike.

Punimet përfshijnë sistemimin e zonës së parkimit, ndërtimin e korsive të biçikletave, ballkone panoramike mbi kanion, hyrje të organizuar, banja publike dhe qendër shëndetësore. Aktualisht ka nisur edhe faza e arredimit, vendosjes së parvazëve të shkallëve dhe shtrimit të dyshemesë me dru dekorativ pranë vaskave.

Rama thekson se ka nisur edhe faza e arredimit, vendosjes së parvazëve të shkallëve dhe shtrimit të dyshemesë me dru dekorativ pranë vaskave, për një pamje më të bukur dhe në harmoni me natyrën.

Investimi po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Bashkinë Përmet.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Shkurt, 09:49

    Kush e ka fajin për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas?