Në kuadrin e politikës makroekonomike rekomandohet që Shqipëria të përshpejtojë reformat në të paktën 3 fusha. Së pari të përmirësojë zbatueshmërinë e ligjit. Së dyti të fuqizojë cilësinë e kapitalit njerëzor (arsimin). Së treti të tejkalojë problemet me infrastrukturën. Për sektorin finaciar rekomandohet të kërkohet ndryshimi i taksimit për kreditë e këqija, forcimin i procedurave gjyqësore për garancitë dhe ngritjen e një mekanizmi ligjor, që do të mundësonte ndërhyrjen me fonde të buxhetit nëse banka të caktuara do kenë nevojë kapital. Në lidhje me asistencën sociale, Banka Botërore rekomandon që të përmirësohet sistemi i asistencës sociale në mënyrë që të kenë përparësi të moshuarit dhe invalidëd.
Gjithashtu duhet që sistemi i asistencës sociale të modernizohet në mënyrë që të shmangen gabimet dhe individët që përfitojnë nga asistenca sociale ne mënyrë të jashtëligjshme. Rekomandimet kryesore për të mundësuar barazinë gjinore në Shqipëri janë fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave (në veçanti të komunitetit rom) si edhe adresimi i hendekut midis individëve të punësuar të gjinive të ndryshme. Për sa i përket skemës së pensioneve rekomandohet që pensionet e fshatit të zëvendësohen me pensione sociale me tavan, si edhe të rrisë moshën për gratë duke e barazuar atë me burrat. Rekomandimet për arsimin ishin kryesisht për vlerësimin e standardeve dhe modernizimin e praktikave të mirëmbajtjes.
Gjithashtu, sugjerohet që në fazën e planifikimit dhe të ndërtimit të rrugëve të kryhet një auditim, në mënyrë që standardet e sigurisë rrugore të bëhen pjesë në dokumentacionet e tenderave. Për menaxhimin e ujërave, Banka Botërore sygjeron krijimin e një baze të dhënash të burimeve ujore dhe krijimin e një plani menaxhimi për lumejtë kryesorë. Gjithashtu kjo do të ndihmonte në menaxhimin e situatave që po krijohen nga ndryshimet klimatike. Për sektorin energjitik, në planin afatgjat, rekomandohet që Shqipëria të zgjerojë furnizimet e burimeve enegjitike, në mënyrë që të përballojë problemet energjitike që vijnë si pasojë e ndryshimeve të motit (kemi parsysh HEC që varen nga prurjet e shirave).
Mjedisi, Të rritet zbatueshmëria e ligjit
Ndotja është një problem shqetësues për Shqipërinë, duke qenë se një nga shtyllat të zhvillimit ekonomik i vendit tonë është turizmi. Në lidhje me menaxhimin e mbetjeve Banka Botërore rekomandon kryesisht rritjen e efikasitetit të zbatimit të legjislacionit që lidhet me mjedisin. Në këtë kuadër sygjerohet që të punohet për të mos pasur një hapësirë midis legjislacionit të ri për mjedisin, që miratohet për të përmbushur standarded europiane, dhe kushteve të institucioneve për t’i zbatuar këto ligje. Banka Botërore rekomandon që fillimisht të zbatohen reformat më të nevojshme, në vend të atyre reforma të kushtueshme në kuadrin e antarësimit në BE.
Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)