Banka Botërore ka aprovuar 50 milionë dollarë për rehabilitimin e rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri. Kjo shumë do të përdoret për përmirësimin e akseseve në zona turistike dhe bujqësore.
Falë këtij fondi do të mund të realizohet rehabilitimi I rreth 55 kilometrave, duke përmirësuar lidhjen dhe sigurinë rrugore në këto zona. Nga ky rehabilitim rrugës do të përfitojnë afro 80 mijë banorë.
ipas ministrisë së infrastrukturës dhe energjisë në vitin e parë është parashikuar të nisë puna në tri segmente: Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth.
Komento