Banka Botërore: Në Shqipëri rritja ekonomike 2.9%, u penalizua nga mungesa e energjisë elektrike

TIRANË- Banka Botërore e vlerëson në nivelin e 2.9% rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2019. Në raportin final për vitin që lamë pas Banka Botërore vlerëson se ecuria ekonomike nuk ishte brenda parashikimeve të bëra në fillim të 2019.

Ky vlerësim në ulje vjen vetëm pak ditë pasi në fletoren zyrtare u publikua projektbuxheti afatmesëm 2020-2022 që la të pandryshuara shifrat dhe parashikimet për nivelin ekonomik të vendit. Sipas programit afatmesëm më 2019 treguesi i rritjes ekonomike është 4.3 për qind, ndërsa këtë vit 4.1 %. Në këtë dokument nuk u reflektuan as dëmet dhe pasojat financiare të tërmetit të nëntorit.

Banka Botërore vlerëson në raportin e saj global për pritshmëritë ekonomike se ky vit do të ketë një ecuri ekonomike në trend rritës në nivelin e 3.4%, ndërkohë që sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, dhe që është pasqyruar edhe në buxhet rritja ekonomike do të jetë në nivelin e 4.1%.

Negativisht në ecurinë ekonomike sipas këtij institucioni ndërkombëtar ka ndikuar ecuria e eksporteve që për vendin tonë konsiderohet e moderuar. Po ashtu në raport nuk është anashkaluar edhe situata jo e mirë hidrike pasi në të thuhet se prodhimi i pakësuar të energjisë elektrike si dhe importi i lartë ka pasur një ndikim negativ në bilancin e vendit. 

Po ashtu në raport thuhet se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmirësojnë klimën e biznesit, si dhe të reduktojnë rritjen e detyrimeve. Nuk është lënë pa përmendur edhe tërmeti i 26 nëntorit, duke thënë se kjo ngjarje e rëndë ka ndikuar që të ulet besimi i biznesit dhe të rritet pasiguria.

Me këtë ulje të projeksionit për rritjen ekonomike vendi ynë rendit i fundit krahasuar me vendet fqinje, ku sipas Bankës Botërore, rritja ekonomike e Kosovë për vitin 2019, ishte në nivelin e 4%, e Serbisë 3.3%, Mali i Zi 3% dhe Maqedonia e Veriut me një rritje prej 3.1%.  Ndërkohë ecuria ekonomike e Ballkanit vlerësohet me një rritje ekonomike për vitin 2019, në nivelin e 3.2%.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 09/01/2020 20:37

    Sa turp?! Te penalizohesh per mungese te energjise elektrike ne shekullin XXI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja