Banka Botërore: Plani 'Shqipëria 2030' qasje e mirë për rigjallërimin e ekonomisë shqiptare

Banka Botërore: Plani 'Shqipëria 2030' qasje e mirë për rigjallërimin e ekonomisë shqiptare

Maryam Salim

Menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim u shpreh se, Banka Botërore do të vijojë të jetë një partner i fuqishëm dhe do ta mbështesë Shqipërinë në çdo hap.

Gjatë një interviste televizive ajo tha se, “sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore “Perspektiva ekonomike globale”, goditja nga pandemia e koronavirusit pritet ta tkurrë ekonominë botërore me 5,2%. Shqipëria nuk përbën përjashtim, në këtë aspekt. Sipas skenarit bazë të Bankës Botërore, ekonomia shqiptare ka të ngjarë të zvogëlohet me 5%”.

Por theksoi ajo, lajmi i mirë është se në periudhën afatshkurtër, rritja pritet ta rimarrë veten fuqishëm, teksa veprimtaria ekonomike i kthehet normalitetit gradualisht.

E pyetur lidhur me paketat financiare të qeverisë në zbutjen e situatës së krijuar nga COVID-19, Salim tha se “Qeveria shqiptare e kuptoi këtë që në fillim të krizës dhe miratoi e zbatoi menjëherë paketat e politikave ekonomike. Këto masa kanë ndihmuar në amortizimin e disa humbjeve të sektorit privat, përmirësimin e likuiditetit të bizneseve dhe mbështetjen e familjeve të prekura”.

“Skemat e garantimit të kredive janë një formë gjithnjë e më e përdorur e ndërhyrjes shtetërore në mbështetje të bizneseve për të marrë financim”, duke shtuar se, “këto skema dalin në pah si një kundërpërgjigje e politikave në mbarë botën në mbështetje të nevojave për financim të bizneseve në kuadër të krizës së COVID-19”.

Qeveria shqiptare, vijoi ajo, ka prezantuar dy programe me grup përfitues dhe afat të përcaktuar për të garantuar kreditimin në këtë situatë të jashtëzakonshme në mbështetje të ndërmarrjeve të prekura nga kriza.

Sipas saj, gjatë masave të bllokimit, masat e politikës ekonomike për të ruajtur vendet e punës dhe për t’u dhënë mbështetje personave në nevojë kanë qenë të domosdoshme. Shqipëria e ka kuptuar këtë që në fillim të krizës dhe e ka miratuar me shpejtësi paketën e parë dhe të dytë të politikës ekonomike.

“Qeveria ka njoftuar se planifikon të zbatojë një plan afatmesëm rimëkëmbjeje, të quajtur “Shqipëria 2030”. Në përgjithësi, kjo është një qasje e mirë për hartimin e një vizioni koherent se si të rigjallërohet ekonomia. Por po aq të rëndësishme janë edhe detajet, cilat do të jenë masat që do të propozohen, sikurse edhe sa mirë e sa shpejt do të zbatohen”, – deklaroi Salim.

Lidhur me kreditë e këqija, Salim theksoi se “autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë këto vitet e fundit masa të rëndësishme për ta fuqizuar kuadrin ligjor dhe rregullator lidhur me kreditë e këqija. Ato jo vetëm e kanë ulur stokun e kredive të këqija nga niveli më i lartë prej 25% në vitin 2014 në 8,3% në janar 2020, por ato shërbejnë edhe si një paketë instrumentesh për të penguar krijimin e kredive të reja të këqija”.

Salim tha se, me daljen nga masat e bllokimit, ka shumë rëndësi që Shqipëria të ecë gradualisht drejt një modeli të shëndetit publik që ndihmon në parandalimin e rasteve të reja me COVID, por që edhe lejon rifillimin e jetës ekonomike, respektuar kërkesat për distancimin fizik.

“Duhet të vijojë puna për rindërtimin lidhur me pasojat e tërmetit, i cili mund t’i japë nxitje rimëkëmbjes. Masat që do të mundësojnë turizmin këtë verë mund të sigurojnë që sezoni i këtij viti të mos humbet plotësisht në Shqipëri. Instrumentet financiare, siç janë skemat e garantimit të kredive, mund të zhbllokojnë mundësitë për kreditim, të cilat do t’u japin mundësi bizneseve të rivihen në lëvizje gjatë muajve të ardhshëm”, deklaroi ajo. ATSH

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • atharva: 14/06/2020 11:53

    Ne fillim, Shqiperia e te nesermes, pastaj per Per Shqiperia e gjenerates tjeter, Pastaj per Shqiperine e 2030, Pastaj per shqiperine e 2050, dhe jeta jone kaq e pat , Ikem per shel

    Përgjigju
  • asd: 12/06/2020 10:43

    Nuk keni llogaritur demet kolaterale;

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje