Banka Botërore: Shqipëria me rritje të fortë ekonomike

Banka Botërore: Shqipëria me rritje të fortë ekonomike

Në Shqipëri rritja ekonomike arriti 4,2% në vitin 2018 e nxitur nga rritja e prodhimit të energjisë elektrike falë kushteve hidrologjike shumë të favorshme, e mbështetur gjithashtu edhe nga një rritje e turizmit dhe konsumit familjar si dhe nga rritja e punësimit dhe pagave, raporton Banka Botërore në raportin e saj të periudhës së pranverës 2019 për ekonominë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Rritja e lartë e konsumit dhe punësimit ka mbështetur rritjen ekonomike”, thekson BB-ja.

Nga ana tjetër Banka Botërore thekson se “eksportet neto kontribuuan në një rritje prej 1,3% të PBB-së së Shqipërisë, falë rritjes së eksportit të energjisë elektrike të prodhuar nga centralet hidrike dhe një sezon i mirë turistik”.

Sipas institucionit ndërkombëtar më të rëndësishëm financiar me qendër në Uashington, “në vitin 2018 rritja ekonomike, kushtet fiskale, dhe menaxhimi aktiv i borxhit ulën borxhin publik në Shqipëri”.

“Mes vitit 2017 dhe 2018, politikat e forta fiskale ndihmuan në reduktimin e mëtejshëm të borxhit publik në raport me PBB-në nga 71,8% në 68,6%”, thekson BB-ja./Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 06/05/2019 10:22

    Shiko kur te dalin fshataret Thani të komentojne se: “ne po vdesim per bukë ju thoni rritje..”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale