Banka Botërore: Shqipëria rritje ekonomike mbi 4%. Borxhi publik ra dhe vendet e punës u shtuan

Banka Botërore: Shqipëria rritje ekonomike mbi 4%. Borxhi publik ra dhe vendet e punës u shtuan

Shqipëria ka patur një rritje ekonomike mbi 4 përqind në vitin 2018 dhe perspektiva ekonomike për periudhën 2019-2020 është e qëndrueshme. Konfirmimi për suksesin e ekonomisë shqiptare vjen nga Banka Botërore në Raportin Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Bankës Botërore, rritja ekonomike arriti në 4.2 % në 2018, nga 3.8 që ishte në vitin 2017.
“Në Shqipëri, rritja e prodhimit të energjisë për shkak të kushteve hidrologjike jashtëzakonisht të favorshme shpjegoi gjysmën e rritjes totale të PBB-së, e cila u mbështet më tej nga rritja e shërbimeve të turizmit dhe konsumit të familjeve, të nxitura nga punësimi dhe pagat më të larta”, shkruhet në raport.

Sipas Bankës Botërore, ndërsa rritja ekonomike në Ballkaniin perëndimor arriti në 3.8 përqind, e mbështetur nga shpenzimet publike, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, u suportua edhe nga një rritje e eksporteve neto.

“Vendët që kanë qënë të vendosura në konsolidimin fiskal si Shqipëria dhe Serbia, po përjetojnë një ulje të borxhit publik dhe është e rëndësishme që të ruajnë këto rezultate. Zhbalancat e jashtme dhe fiskale u përmirësuan, shtimi i vendeve të punës rriti forcën e punës dhe borxhi publik u ul”, deklaron Banka Botërore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja