/ATSH-AFP/ - Banka e Greqisë paralajmëroi sot kundër një dështimi të bisedimeve mes Athinës dhe kreditorëve për vazhdimin e financimit të vendit, që do të çonte sipas tij në një mungesë të pagesave, një dalje nga eurozona dhe padyshim dhe nga Bashkimi Evropian.
"Pamundësia e arritjes së një marrëveshjeje do të shënonte fillimin e një rruge të dhimshme që do të çonte në një mungesë të pagesave nga Greqia dhe më pas përfundimisht në dalje të vendit nga zona euro dhe me shumë mundësi nga Bashkimi Evropian", shkruan sot Banka Qendrore greke në raportin vjetor për ekonominë e vendit publikuar sot.
Në një ndërhyrje me ton shumë politik për këtë institucion monetar, Banka e Greqisë gjykon se arritja e një marrëveshjeje mes Greqisë dhe kreditorëve është një domosdoshmëri politike dhe theksoi se pak rrugë ka mbetur për të bërë drejt një kompromisi.