Banka e Shqipërisë: Presim
pasiguri në rritjen ekonomike

Banka e Shqipërisë: Presim<br />pasiguri në rritjen ekonomike
Banka e Shqipërisë publikon Raportin e dytë dhe të fundit për këtë vit mbi Stabilitetin Finaciar në vend. Në këtë raport bëhet bilanci i mbarëvajtjes së ekonimisë shqiptare si dhe shënohen disa shqetësime të Bankës së Shqipërisë lidhur me ecurinë e zhvillimit ekonomik në vend në muajt që vijnë, zhvillim që nuk është optimist. Shënohet një pasiguri në rritjen ekonomike, çmimet në rritje, dërgesat e emigrantëve gjithnjë në ulje, ngadalësim të investimeve


PASIGURI PER RRITJE EKONOMIKE

“Referuar zhvillimeve në mjedisin ekonomik rrethues, vlerësohet se megjithë rritjen e mirë ekonomike në pjesën e parë të vitit, pritshmëritë për rritjen ekonomike në pjesën e mbetur të vitit janë më të pasigurta, në kushtet e ngadalësimit të pritshëm të rritjes së ekonomisë botërore, mungesës së hapësirës për një politikë fiskale stimuluese dhe presionit mbi kontributin e konsumit dhe të investimeve në rritjen ekonomike për shkak të rritjes së prirjes për kursim nga ana e familjeve. Nëse ekonomia ngadalësohet, kjo mund të ndikojë negativisht në vëllimin e aktivitetit dhe në vendimet për zgjerimin e investimeve nga bizneset, duke frenuar rigjallërimin e kërkesës për kredi bankare.

RREZIKU I KREDITIT NE VEND

Rreziku i kreditit, përfaqëson burimin kryesor të rrezikut për sektorin bankar. Për këtë çështje, nëpërmjet funksionit të saj mbikëqyrës Banka e Shqipërisë ka kërkuar nga bankat tregtare që ato të sigurojnë paralelisht identifikimin e saktë dhe në kohën e duhur të kredive me probleme dhe krijimin e fondeve përkatëse rezervë, si edhe të realizojnë veprime të vendosura për rikuperimin e vlerave të kredive të humbura nëpërmjet ekzekutimit të kolateraleve. Këto veprime, të kombinuara me masat për uljen e mëtejshme të kostove operative, do të krijonin gradualisht kushtet për gjenerimin e një rezultati financiar të qëndrueshëm dhe pozitiv, i cili do të mbështeste më mirë nevojat afatmesme për kapital të sektorit bankar.


DERGESAT E EMIGRANTEVE GJITHNJE NE RENIE

Zhvillimet ekonomike në vend. Gjatë tremujorit të parë të 2011 ekonomia shqiptare është rritur, e mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme por edhe
nga ritmi më i lartë i zgjerimit të eksporteve dhe rritja e moderuar e importeve, të cilat janë reflektuar në një përmirësim të deficitit tregtar. Sidoqoftë, në tremujorin e dytë, vlerat negative të deficitit të bilancit tregtar janë rritur dhe kontributi i tij në rritjen ekonomike është përkeqësuar. Konsumi privat vijon të zhvillohet me ritme të ngadalta, për shkak se niveli i punësimit dhe të ardhurat nga paga kanë shënuar një rritje të moderuar dhe prirja për kursim shfaqet
e qëndrueshme. Dërgesat e emigrantëve vazhdojnë të shënojnë rënie duke ndikuar negativisht në nivelin e konsumit në vend.

NGADALESIM I RRITJES NE INVESTIME

Ritmi i rritjes së investimeve në vend ka rënë, duke reflektuar ngadalësimin e kreditimit nga sektori bankar dhe të shpenzimeve kapitale të politikës fiskale. Në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2011, teprica e kredisë së sektorit bankar është ngjitur në vlerën 518.7 miliardë lekë, rreth 32.5 miliardë lekë ose 6.6% më shumë se në fundin e vitit 2010. Pesha e tepricës së kredisë dhënë jorezidentëve ishte 4.7% , duke shënuar një rritje prej rreth 5.5 miliardë
lekë ose 28.6%, në krahasim me fundin e vitit 2010. Në këtë periudhë, teprica e kredisë dhënë jorezidentëve ishte vetëm 3.9% e totalit të kredidhënies së
sektorit bankar. Ritmi i rritjes së kredisë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 është 2.2 pikë përqindje më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më
parë. Ngadalësimi i rritjes së investimeve është pasojë edhe e ngadalësimit të rritjes së shpenzimeve kapitale. Gjatë gjashtëmujorit të parë të 2011 ato janë rritur me 1.82% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

KRIZA NE BOTE, RRIT CMIMET NE VEND

Për sa i përket ecurisë së çmimeve në vend, gjatë gjysmës së parë të vitit 2011 është vërejtur një rritje e presioneve inflacioniste. Gjatë muajve
shkurt dhe maj 2011 inflacioni ka qëndruar mbi nivelin e sipërm të zonës që rrethon objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3% (2%-4%). Këto zhvillime
kanë reflektuar kryesisht efektin e rritjes së çmimeve të mallrave ushqimore dhe çmimit të naftës në tregjet botërore. Në përgjigje të këtyre presioneve inflacioniste, në fund të muajit mars Banka e Shqipërisë rriti normën e saj bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, në nivelin 5.25%. Në terma mesatarë, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2011, inflacioni shënoi vlerën
vjetore 4.0%.
Janë këto disa nga problemet që shënohen në raportin e Stabilitetit Financiar publikuar nga Banka e Shqipërisë. Bashkengjitur Raporti i plotë në PDF

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS