Banka e Shqipërisë: Çmimet do të ulen gjatë 3 muajve të ardhshëm

TIRANË- Çmimet e rritura qe prej nisjes së luftës në Ukrainë do të nisin të bien. Në publikimin e e raportit të politikave monetare Banka e Shqipërisë shprehet optimiste për një rënie të ndjeshme të cmimeve gjatë 3 muajve në vijim.

"Kemi një pike kthese të inflacionit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në ambientin e huaj, çfarë na bën komod në projeksionet tona që inflacioni në vend do të jetë në rënie gjatë 3-mujorëve në vijim", tha Erald Themeli, Departamenti i Politikave Monetare. 

Erald Themeli, Drejtues i Departamentit të Politikave Monetare në Bankën e Shqipërisë nuk i përjashton mundësitë e ndërhyrjeve të tjera në normën bazë të interesit.

 "Me shumë gjasa Banka e Shqipëri do të aplikojë dhe rritje të tjera të normës bazë të interesit gjatë vitit 2023, por jo me atë shpejtësi dhe intensitet sa në vitin 2022", tha ai. 

Megjithë optimizmin, Banka e Shqipërisë parashikon se ritmi i rritjes ekonomike pritet të vijë në ngadalësim gjatë vitit 2023 dhe t’i kthehet normalitetit gjatë vitit 2024.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër