TIRANE- Vjedhja e një shume të madhe parash në BSH nuk duket të ketë prekur sektorin e bankave private të nivelit të dytë. Sipas statistikave të bankës qendrore, fitimi janar-qershor i sistemit bankar arriti në në 5.4 miliardë lekë, me një rritje prej 0.9 miliardë lekësh në tremujorin e dytë. Bankat kanë arritur të rrisin të ardhurat nga interesat me rreth 10% në qershor 2014, në raport me qershorin 2013 (sipas të dhënave kumulative për 6 mujorin).