TIRANE- Bankat e nivelit të dytë kanë marrë garanci nga selitë mëmë, por pa i vënë në përdorim ato. Sipas raportit të fundit të shoqatës së bankave gjatë vitit 2013, bankat e kanë financuar aktivitetin e tyre edhe nëpërmjet burimeve të tjera të financimit, si huatë nga mëmat ose institucionet e tjera financiare jorezidente, sipas raportit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë.

Këto forma të  huamarrjes kanë shënuar rreth 0.9% të totalit të aktiveve të sistemit në fund të vitit 2013 – kundrejt 1.4% që shënonin në dhjetor 2012.