Deri në fund të qershorit, ka vijuar shtimi i huave të humbura (mbi 365 ditë vonesë, kur banka nuk ka më shpresa se mund ta marrë huanë për shkak se kreditori mund të ketë falimentuar, kredimarrësi mund të ketë vdekur dhe askush nuk mund të paguajë kredinë; banka ka nisur procesin e ekzekutimit të kolateralit, apo dhe kredia është ristrukturuar më shumë se dy herë dhe situata nuk ka ndryshuar). Ky tregues është zgjeruar në 6.58%, nga 5.7%, që ishte në fund të 2011-s.
Shqipëria rezulton vend me nivelin më të lartë të huave me probleme në rajon, së bashku me Serbinë e Malin e Zi.
(gk/shqiptarja.com)