Qytetarë dhe biznese kanë trokitur më shpesh në dyert e bankave në gjysmën e parë të këtij vitit për të marrë kredi. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se nga janari deri në fund të qershorit bankat kanë aprovuar kredi me vlerë 2.3 miliardë euro, që është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar vlera e kredisë së re të dhënë për ekonominë është rritur me 214 milionë euro, duke sinjalizuar një kërkesë më të lartë për financim.

Sipas shpërndarjes sektoriale, pjesën më të madhe të financimit e ka përfituar tregtia me shumicë dhe pakicë, me 630 milionë euro kredi të reja. Në vend të dytë renditet industria përpunuese, e cila ka marrë 215 milionë euro financim, ndërsa sektori i ndërtimit ka përfituar 178 milionë euro. Kërkesa në rritje për hua nga bizneset sipas bankave është për të gjithë komponentët si për investime ashtu edhe për kapital qarkullues.

Edhe kreditimi i individëve mbetet një nga komponentët kryesorë të portofolit të ri të bankave. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, qytetarët morën 786 milionë euro kredi, duke dëshmuar kërkesë të lartë si për blerje banesash ashtu edhe për financimin e konsumit.

Bankat thonë se kërkesa e lartë për kredi nga qytetarët në këtë periudhë është nxitur edhe nga procesi i rivlerësimit, ndërsa presin që edhe në tremujorin e tretë të këtij vitit kërkesa për hua nga qytetarët të jetë e lartë, si për financimin e konsumit, ashtu edhe për blerjen e banesave

KREDIA E RE PËR EKONOMINË
Janar-Qershor 2025       2,171 mln euro
Janar-Qershor 2026       2.385 mln euro
Diferenca                        +214 mln euro

 

KREDIA SIPAS SEKTORËVE/INDIVIDËT
Tregtia me shumicë/pakicë       630 mln euro
Industria përpunuese                215 mln euro
Ndërtimi                                    178 mln euro
Individët                                   786 mln euro